Home / Lajme / Maqedoni / Pesë shtetas turq arrestohen në aeroportin e Shkupit, mësoni arsyen

Pesë shtetas turq arrestohen në aeroportin e Shkupit, mësoni arsyen

Dje rreth orës 11:15 në Aeroportin e Shkupit “Aleksandri i Madh” në dalje nga Republika e Maqedonisë janë paraqitur për udhëtim 5 shtetas të huaj të cilët i kanë pasur pasaportat e falsifikuara.

“Gjatë kontrollit të pasaportave është konstatuar se të njëjtat i kanë të falsifikuara.

 

Pas kryerjes së bisedave me personat, të njëjtët kanë deklaruar se pasaportat i kanë blerë nga 2.000 euro nga një person i panjohur nga Kosova. Personat janë privuar nga liria dhe u janë dorëzuar inspektorëve të Qendrës Rajonale – Veri – Shkup për procedurën e mëtutjeshme”, thuhet në buletinin e Ministrisë së Punëve të Brendshme./Gazeta Express/

Gjithashtu lexo

Tym, zjarr e mbeturina në komunat shqiptare, politikanët bëhen gati për fushatë,rinia pa shpresa

Partitë shqiptare në Maqedoni kanë filluar përgatitjen për fushatën e zgjedhjeve lokale të cilat pritet …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *