Home / Lajme / Kronika e zezë / Plagos kushëririn me thikë, sherr për një vijë uji

Plagos kushëririn me thikë, sherr për një vijë uji

Policia e Pukës ka arrestuar një person i cili ka plagosur me thikë dhe mjete të forta kushëririn e tij në fshatin Dush. Mësohet se ngjarja ka ndodhur për një vijë uji.

Njoftimi i policisë: 

Më datë 17.08.2017 rreth orës 21:15 ka ardhur një telefonatë në sallën operative të Komisariatit të Policisë Pukë se në fshatin Dush, Njësia Administrative Luf – Qerret Pukë, ka një konflikt.

Menjëherë shërbimet e Policisë pas vlersimit të situatës dhe pas mbërritjes në vendngjarje në orën 22:30, kanë konstatuar se pas një konflikti për motive të dobëta, shtetasi Alfred Tusha, vjeç 37 ka goditur me mjete të forta dhe mjet prerës shtetasin Z. T. vjeç 27.

Shtetasi Z. T. ndodhet ne Spitalin Pukë ku po merr mjekim dhe momentalisht është jashtë rreziku për jetën.

Nga shërbimet e Policisë në kohë rekord është bërë e mundur arrestimi i autorit të dyshuar Alfred Tusha.

Vazhdojnë vepirmet proceduriale për sqarimin e plotë dhe dokumentimin e ngjarjes.

sherr

Gjithashtu lexo

Hetimet – Shqiptari ekzekutohet në Monza të Italisë

Një 24 vjecarë shqiptar, me inicialet I.B, është qëlluar për vdekje me armë zjarri para …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *