Home / Kryesoret / Play Off Europa League: Shkëndija-AC.Milan

Play Off Europa League: Shkëndija-AC.Milan

Legjenda e futbollit Italian Milan do të jetë rival i Shkëndijës në fazën e Play Offit të UEFA Europa League.

Ndeshja e parë do të luhet më 17 gusht në Shkup, ndërsa takimi i kthimit në Milano më 24 gusht.

Kështu sot u vendos në Nyon të Zvicrës ku u hodh shorti për dyshet rivale të fazës së Play-Offit, ndërsa rival i Shkëndijës rezultoi Milani.Transmeton Koha .

Nga 5 kundërshtarët e mundshëm që u mësuan në mëngjes, “kuqezinjëve” u bie ekipi më atraktiv i mundshëm në këtë fazë, 7 herë fituesi i trofeut në Ligën e Kampionëve Pas përfundimit të tërheqjes reagimet në mbarë botën ishin të shumta, qindar Italian menjëherë filluan të interesohen për bileta hyrëse në lojën e parë në Shkup. Mediat Italiane i japing përparësi Milanit por gjithmonë duke theksuar se duhet të kenë kujdes veçanërisht nga sulmi i klubit futbollistik Shkëndija të cilët tre rivale të mëhershëm i diskualifikuan me gola atraktiv. Përndryshe Shkëndija e Tetovës ka bërë një ndeshje spektakolare në Strumicë, duke fituar pastër 3-0 përballë Trakait. Edhe pse ishin mundur në takimin e parë të besuarit e Qatip Osmanit, edhe pse me shumë mungesa kanë zhvilluar një ndeshje fantastike, duke mos e vënë në diskutim në asnjë moment çështjen e kualifikimit. Besar Ibrahimi ishte ai që i hapi udhë fitores, me një goditje mjaft të bukur në minutën e 29-të.

Vetëm tre minuta pas përfundimit të pjesës më parë kapiteni Hasani ekzekutoi mjeshtërisht një goditje dënimi, duke i çuar të tijtë në dhomat e zhveshjes në avantazhin e dyfishtë. Në fraksionin e dytë do të ishte përsëri kapiteni i tetovarëve ai që do të realizonte golin e dytë personal dhe të tretin për kuqezinjtë. Miqtë e mbyllën takimin me 10 lojtarë, megjithatë në asnjë moment nuk rrezikuan portën e Shkëndijës. Tonike Qatip Osmani Ferhan Hasani Tetovës I kthehet krenaria.Falë djelmoshave të Shkëndijës tifozëve të zjarrtë në krye me Ballistët, falë kompanisë Ecolog , familjes Destani dhe presidentit të sajë zotit Lazim Destani Tetovën dhe Shkëndijën pas lojës me Milanin do ta njeh dhe do ta nderojë e gjithë bota.

E shtuar

Përshkak se në të njejtën ditë dhe të njejtën kohë edhe ekipi I Shkëndijës dhe ai I Vardarit duhet të luajnë si nikoqirë në stadiumin Arena në Shkupë ,UEFA në çdo moment do të jepë zgjidhje ,dhe ka gjasa që loja e parë në mes të Shkëndisë dhe Milanit të luhet në Milan kurse loja kthyese në Shkup .Transmeton Koha

Gjithashtu lexo

Destani para lojës shtron drekë për Vip-at në Milano

Pronari I kompanisë Ecolog Lazim Destani për sot ka ftuar në një drekë mysafirë special, …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *