Home / Lajme / Rajon / Policia arreston shumë persona nëpër Kosovë për të shtëna në dasma

Policia arreston shumë persona nëpër Kosovë për të shtëna në dasma

Policia e Kosovës në 24 orët e fundit ka arrestuar disa persona të cilët kishin shtënë me armë zjarri gjatë ahengjeve familjare.

Në Llapushnik të Drenasit mbrëmë rreth orës 20:20 Policia ka arrestuar të dyshuarin pasi që njëjti ka shtënë me armë zjarri në një aheng familjar.

Njësiti policor nga i dyshuari ka konfiskuar një armë të llojit “AK-47” me një karikator pa fishekë.

Me urdhër të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje.

Në Obiliq, ndërkaq, mbrëmë rreth orës 22:00 është arrestuar i dyshuari mashkull pasi që njëjti ka shtënë me armë zjarri në një aheng familjar.

Njësiti policor nga i dyshuari ka konfiskuar një armë të llojit “TT” me një karikator dhe 2 fishekë ndërsa në vendin e ngjarjes janë gjetur 4 gëzhoja.

Pas intervistimit, me urdhër të prokurorit i dyshuari lirohet në procedurë të rregullt.

Ndërsa, në Gjilan, njësiti policor ka konfiskuar dje nga i dyshuari një pistoletë me gaz me një karikator, e cila dyshohet të jetë përdorur gjatë një dasme më 30 korrik.

Me urdhër të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.

Për të shtëna me armë (nuk thuhet se në çfarë rrethana) dje rreth orës 14:15 Policia ka arrestuar në rr. “Bajram Bahtiri”, në Prishtinë, një të dyshuar, nga i cili është konfiskuar arma me gaz e tipit “Zoraki”.

Pas intervistimit me urdhër të prokurorit i dyshuari lirohet në procedurë të rregullt.

Në të njëjtën rrugë afërsisht tre orë më vonë është arrestuar i dyshuari pasi që gjatë kontrollit tek i njëjti është gjetur dhe konfiskuar një armë e llojit “Ekol” dhe dy thika.

Me urdhër të prokurorit edhe ky i dyshuar dërgohet në mbajtje.

Ndërsa, në të njëjtën rrugë rreth orës 20:50 është arrestuar i dyshuari tjetër pasi që gjatë kontrollit tek i njëjti është gjetur dhe konfiskuar një armë e llojit “TT” me një karikator dhe 7 fishekë.

Me urdhër të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje.

Kurse, në fshatin VIlanc të Vushtrrisë, mbrëmë rreth orës 21:15, njësiti policor ka pranuar një informatë për të shtëna me armë zjarri.

Gjatë kontrollit tek një i dyshuar ka gjetur dhe konfiskuar një armë.

Me urdhër të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.

Gjithashtu lexo

Vdes ish-kryeministri Bajram Rexhepi – (VIDEO)

Ish- kryeministri i Kosovës, Bajram Rexhepi ka ndërruar jetë pas një sëmundje për të cilën …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *