Home / Kryesoret / Policia me apel ndaj lokaleve të natës – (VIDEO)

Policia me apel ndaj lokaleve të natës – (VIDEO)

Muajt e verës janë karakteristike kur në  shumë lokale hotelerike frekuentohen gjatë orëve të natës, sidomos nga rinia. Pikërisht në këta lokale ka edhe shumë organizime të cilët përcillen me muzikë me zë të lartë që shkakton shqetësimin e shumë banorëve që jetojnë afër këtyre lokaleve. Me këtë rast, Sektori për Punë të Brendëshme në Tetovë  sërish apelon deri tek pronarët e këtyre objekteve, kafeneve, diskotekave që të kenë kujdes me zërin e muzikës që e lëshojnë sidomos nëse kanë të anagzhuar edhe grupe muzikore.

 

 

“Në të kundërtën  ata do të përballen me dënime e cila llogaritet si prishje e rendit dhe qetësisë publike ndërsa lëviz nga 500 deri në 1000 euro ndërsa prej 200 deri në 500 për personin përgjegjës. Nëse bëhet fjalë për tregtar individual dënimi është prej 500 deri në 800 euro nëse nuk janë marrë masa për të parandaluar prishjen e rendit dhe të qetësisë publike. SPB-ja e Tetovës, apelon poashtu deri tek pronarët e këtyre lokaleve që të mos lejojnë të miturit të qëndrojnë pas orës 24  në objekt, dhe të mos u shërbejnë alkool, ngase edhe për këtë parashihet dënim dhe kjo llogaritet edhe si vepër penale” thuhet në apelin e policisë së Tetovës.

Sektori për Punë të Brendëshme në Tetovë  do të vijojë me kontrollet për të zbuluar këta kundërvajtje dhe të njejtit do t`i dënojë në bazë të ligjeve në fuqi. /Tv Koha/

 

 

Gjithashtu lexo

Themeluesi dhe milioneri i Lëvizjes Besa në konventën e PDSH-së

Themeluesi, ideologu dhe milioneri i Lëvizjes BESA: Adnan Ismaili ( pronar i Logos-A dhe Tv …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *