Home / Kryesoret / Pollog: Gjoba ndaj 27 vozitësve – (VIDEO)

Pollog: Gjoba ndaj 27 vozitësve – (VIDEO)

Sektori për Punë të Brendëshme në Tetovë vazhdon me kontrollet e përforcuara në rajonin më të gjërë të Tetovës dhe të Gostivarit për zbulimin e kundërvajtjeve të ndryshme në komunikacion. Edhe kësaj radhe cak i policisë kanë qenë mos respektimi i shpejtësisë, drejtimi i automjetit pa leje për vozitje, skadimi i lejes së qarkullimit të automjetit, vozitësit fillestar të cilët nuk u përmbahen rregullave që parashihen për këtë kategori të vozitësve dhe kundërvajtje tjera.

 

Sipas një raporti të policisë, vetëm gjatë të hënëns mbrëma në Tetovë dhe Gostivar janë ndaluar tetë vozitës pa leje për qarkullim, poashtu edhe tetë automjete kanë marrë pjesë në komunikacion me regjistrim të skaduar, ndërsa tre vozitës kanë tejkaluar shpejtësinë e lejuar.

 

 

Poashtu sipas policisë tetë vozitës kanë qenë fillestar.Përndryshe, sipas policisë, gjatë gjashtë muajve të këtij viti, në rajonin e Tetovës janë zbuluar 855 persona që kanë vozitur pa leje për vozitje, 681 vetura të paregjistruara dhe 569 vozitës fillestar. Në Gostivar, në të njejtën periudhë janë zbuluar 607 vozitës pa leje për qarkullim, 437 automjetet me regjistrim të skaduar, dhe 182 vozitës fillestarë. /Tv Koha/

 

 

Gjithashtu lexo

Lajm shumë i keq për VMRO-në dhe BDI-në para zgjedhjeve lokale (Dokument)

Anketa e fundit e Institutit Amerikan Ndërkombëtar (IRI) sjell një lajm shumë të keq për …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *