Home / Lajme / Maqedoni / Presidenti i KE’së: S’pajtohem që Ballkani Perëndimor të hyjë shpejt në BE, por s’jam as për luftë

Presidenti i KE’së: S’pajtohem që Ballkani Perëndimor të hyjë shpejt në BE, por s’jam as për luftë

Presidenti i Komisionit Evropian Jean Claude Juncker ka thënë se nuk është për atë që vendet e Ballkanit Perëndimor sa më parë të hyjnë në Bashkimin Evropian

Mirëpo, ai ka theksuar se vendeve të Ballkanin nuk duhet t’iu merret perspektiva evropiane, transmeton GazetaMetro.net

Në një intervistë dhënë për “Politico”, Juncker ka pretenduar se BE, përkundër “vitit sfidues” është i disponuar që të ballafaqohet me të gjitha problemet të cilat i dalin përpara, duke përfshirë Brexit’in dhe Donald Trump’in.

Ai ka shtuar se “sikur që të shpërbëhet BE ashtu si pohon Trump’i, Ballkani Perëndimor do të humbte perspektivën evropiane”.

“Nuk jam për atë që vendet e Ballkanit Perëndimor shpejtë t’i bashkohen BE’së, por nëse iu merrni perspektivën evropiane, atëherë përsëri do t’i kishim vitet e nëntëdhjeta. Në këtë kuptim stabiliteti i përbërjes së BE është parakusht që Ballkani të mos jetë përsëri në luftë, shpresoj se Trump këtë e kupton”, ka theksuar Juncker, transmeton gazetametro.net.

Juncker pretendo se që nga viti 2014, kur e ka marrë këtë funksion, është mësuar që të ballafaqohet me probleme.

“Po të mos kishte siguruar Komisioni Evropian që Greqia të mos largohet nga eurozona, rezultati do të ishte shumë më i keq. Në atë kohë unë kam luftuar ashpër për stabilitet, sidomos për Greqinë. Sikur të mos e kisha bërë këtë, eurozona do të shpërbëhej”, pretendon ai.

Juncker’i gjithashtu ka cekur se është i vetëdijshëm se Evropa po ballafaqohet me probleme, siç janë Polonia dhe Hungaria, të cilat po refuzojnë t’i pranojnë imigrantët nën rregullat e BE.

Për kryeministrin hungarez pretendon se po takohen dhe po bisedojnë rregullisht.

“Jemi duke biseduar rregullisht, takohemi rregullisht, edhe pse kjo nuk përcillet gjithmonë nga publiku. Nuk dëshirojë që ta humbasim Hungarinë”, ka thënë Juncker, por këto fjalë nuk i kishte edhe për Poloninë.

Për negociata me Turqinë ka thënë se ata nuk duhet të ndalohen, së paku jo në letër.

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *