Home / Lajme / Maqedoni / Projekt i shkëmbimit të nxënësve ndërmjet SHBA-ve dhe Maqedonisë

Projekt i shkëmbimit të nxënësve ndërmjet SHBA-ve dhe Maqedonisë

Sot, në qëndrim 10 mujor në Maqedoni, do të arrijë grupi i katërt me rradhë prej pesë nxënësve amerikanë të shkollës së mesme, në kuadër të Programit për shkëmbim dhe arsim të të rinjve e financuar nga Qeveria e SHBA-ve dhe e menaxhuar nga Byroja për arsim dhe kulturë e State Departmentit të SHBA-ve,

Siç informoi Këshilli amerikan për arsim ndërkombëtar, pesë nxënësit, nënshtetas të SHBA-ve në moshë prej 16 deri më 18 vjeç, do të jetojnë te familje të Maqedonisë dhe do të mësojnë në shkolla të mesme të Maqedonisë, duke u njohur me kulturën e Maqedonisë për një vit shkollor.

‘Në pajtim me misionin e Byrosë për arsim dhe kulturë të State Departmentit të SHBA-ve për rritjen e mirëkuptimit ndërmjet SHBA-ve dhe shtetve tjera nëpërmjet shkëmbimit kulturor dhe arsimor që kontribuojnë në krijimin e lidhjeve paqedashëse, në Maqedoni ky program ka fillar në vitin 2008. Grupi i parë i nxënësve nga Maqedonia në SHBA arritën në vitin shkollor 2009-2010 dhe nga ai vit, gjithsejt 113 nxënës nga MAqedonia kanë qenë pjesë e këtij programi të shkëmbimit të nxënësve’, thuhet në kumtesë.

Gjithashtu lexo

Themeluesi dhe milioneri i Lëvizjes Besa në konventën e PDSH-së

Themeluesi, ideologu dhe milioneri i Lëvizjes BESA: Adnan Ismaili ( pronar i Logos-A dhe Tv …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *