Home / Kryesoret / Propozim për plotësim të Ligjit për privatizim dhe blerje të tokës për ndërtim

Propozim për plotësim të Ligjit për privatizim dhe blerje të tokës për ndërtim

Deputetët e OBRM-PDUKM dhe koalicionit ‘Për Maqedoni më të mirë’ dje dorëzuan propozim për plotësim të Ligjit për privatizim dhe blerje të tokës për ndërtim,me qëllim të krijimit të mundësisë për një numër të madh të qytetarëve që nuk kanë pasur mundësinë të realizojnë të drejtën e tyre për privatizim të pronës së pandërtuar, dhe që nuk kanë dorëzuar as fletëparaqitje për ndryshim të së drejtës së përdorimit në rol të pronës personale në afatin e dhënë deri më 15 qershor të vitit 2016,

‘Për dallim nga ndryshimet paraprake me të cilët bëhej vazhdimi i afatit për dorëzim të kërkesës nga ana e qytetarëve, me këtë ndryshim, nuk do të ketë afat të caktuar deri kur qytetarët mund të dorëzojnë kërkesat e tyre dhe presim që LSDM-ja ta pranojë këtë propozim nëse me të vërtetë kujdesen për nevojat reale të qytetarëve’, thuhet në kumtesën e OBRM-PDUKM-së.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *