Home / Kryesoret / “Protogon”: Pas nënshkrimit të Marrëveshjes Maqedoni-Bullgari, Greqia mbetet lojtar dytësor

“Protogon”: Pas nënshkrimit të Marrëveshjes Maqedoni-Bullgari, Greqia mbetet lojtar dytësor

Kryeministrat e Maqedonisë dhe të Bullgarisë, Zoran Zaev dhe Bojko Borisov javën e kaluar në Shkup nënshkruan Marrëveshje për fqinjësi të mirë dhe miqësi “i cili siç duket ndërron shumë gjëra në Ballkan dhe në të njëjtën kohë e thekson izolimin grek”, shkruan portali grek “Protagon.

Duke iu referuar “ekspertëve nga rajoni”, portali shkruan se ky hap mund të konsiderohet si qëndrim neutral i Bullgarisë, e cila është anëtare e BE-së dhe e NATO-s, për çështjen e emrit, sidomos që me nënshkrimin e tij, “është tejkaluar edhe një mospajtim shumë i rëndësishëm mes dy vendeve”.

“Bullgaria me të vërtetë është vendi i parë që e ka njohur IRJM-në si “Maqedoni” në vitin 1992, por asnjëherë nuk e ka pranuar ekzistimin e “kombësisë maqedonase” dhe “gjuhës maqedonase”. Por, kjo marrëveshje është nënshkruar, siç njoftuan mediat edhe në dy vendet “në gjuhën maqedonase” në pajtim me Kushtetutën e ‘Maqedonisë’ dhe në gjuhën bullgare, sipas Kushtetutës së Bullgarisë”, thekson “Protagon”.

Portali komenton se “siç duket në këto rrethana në rajon krijohet situatë e re në të cilën Greqia edhe një herë është lojtar dytësor dhe vëzhgues i ngjarjeve”.

Ekonomistë me përvojë shumëvjeçare në punë në dy vendet, komentojnë se Bullgaria në thelb jozyrtarisht “e bashkon” Maqedoninë, përmes ekspanzionit dinamik ekonomik dhe diplomatik.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *