Home / Lajme / Maqedoni / Publicisti nga Tirana i bën thirrje Ostrenit të flas se pse dhe si ndodhi vrasja e komandant Telit? (FOTO)

Publicisti nga Tirana i bën thirrje Ostrenit të flas se pse dhe si ndodhi vrasja e komandant Telit? (FOTO)

Publicisti nga Tirana Kolec Traboini ka goditur ashpër kreu e UNITETIT, Gëzim Ostreni, duke shfrytëzuar një postim në internet, ku ish-gjenerali I UÇK-së ka folur për përgatitjet për zgjedhjet locale.

Traboini që njihet si një nga publicistët e shtypit të Tiranës dhe mediave tjera shqiptare I ka bërë thirrje Ostrenit që si ish-shef I shtabit të përgjithshëm të UÇK-së të flas edhe për vrasjen që ndodhi natën e 7 gushtit të 2001 ku u vra komandant Teli dhe bashkëluftëtarë të tij derisa ishin në gjumë. Ai ka thënë se Ostreni mban përgjegjësi për të folur për këtë rast.

Ostreni te deklaroje se si e shiten informacionin e vendodhjes se komandant Telit naten e 7 gushtit 2001 ku u vrane ne gjume 5 luftetare te UCK-se nga bashkpunimi i shtabit te UÇK se Ahmetoviçit ne sigurimin maqedon. Gezim Ostreni si shtabist ka pergjegjesine e tij ne kete masaker. Dhe nuk guxon te flase per te. I frigohet si djalli nga temjani…”, ka shkruar Traboini, në postimin më poshtë që është konfirmuar si autentik nga vetë autori.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *