Home / Lajme / Maqedoni / Qeveria do të hetojë arsyet e zjarreve në Maqedoni

Qeveria do të hetojë arsyet e zjarreve në Maqedoni

Qeveria kërkoi të hetohen arsyet për zjarret në mbarë territorin e vendit në seancën e mbrëmshme, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në seancën që u mbajt mbrëmë vonë, prezantoi edhe zv.drejtori i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim, Shaban Saliu, i cili i informoi ministar për gjendjen e zjarreve në Makedonski Brod dhe lokacione tjera të vendit.

Në këtë kontekst Qeveria e RM-së shprehi falënderime të mëdha deri te Republika e Bullgarisë, si dhe deri te ajo e Turqisë për ndihmën e ofruar në shuarjen e zjarreve.

Në seancë u theksuar se institucionet janë në terren deri në shuarjen e plotë të zjarrit, ndërsa u vendos që të hetohen arsyet e zjarrit dhe paraqitjen e tyre në shumë lokacione të Maqedonisë.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *