Home / Kryesoret / Qeveria e Maqedonisë, mendim pozitiv për tarifën e lirë të energjisë

Qeveria e Maqedonisë, mendim pozitiv për tarifën e lirë të energjisë

Grupi punues i formuar nga qeveria ka dhënë vlerësim pozitiv për kthimin e tarifës së lirë të energjisë elektrike edhe gjatë ditëve të javës.

Siç mëson Alsat, grupi punues me koordinator Kushtrim Ramadanin pas një analize të gjerë ka konstatuar se kthimi i tarifës së lirë do të ketë efekte pozitive përveç tek amvisëritë edhe në vet sistemin energjetik pasi me këtë nuk do të ketë ngarkesë të tepruar të sistemit, siç është me tarifën e deritanishme në orët e natës, pra do të ketë balancim më të mirë të harxhimit të energjisë.

Sipas mendimit të grupit të punës, tarifa e lirë gjatë ditës do të aplikohet nga e hënë deri të shtunën, prej orës 14 deri në orën 16. Gjatë orëve të mbrëmjes mbetet po ashtu tarifa e lirë, ndërsa gjatë ditë së diel do të mbetet në fuqi masa që edhe aktualisht aplikohet, pra tarifë e lirë gjatë gjithë ditës.

Mendimi pozitiv i grupit të punës është pranuar edhe nga sekretariati i bashkësisë energjetike nga Vjena e Austrisë në një mbledhje me përfaqësues të më shumë institucioneve shtetërore. Mendimi i grupit të punës javën që vjen pritet të diskutohet nga Komisioni Rregullator për Energjetikë i cili edhe do të miratoj vendimin përfundimtar.

Gjithashtu lexo

Themeluesi dhe milioneri i Lëvizjes Besa në konventën e PDSH-së

Themeluesi, ideologu dhe milioneri i Lëvizjes BESA: Adnan Ismaili ( pronar i Logos-A dhe Tv …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *