Home / Kryesoret / Qeveria e miratoi propozimin për ndryshim të Ligjit për rrogë minimale prej 12.000 denarëve

Qeveria e miratoi propozimin për ndryshim të Ligjit për rrogë minimale prej 12.000 denarëve

Qeveria e Republikës së Maqedonisë mbrëmë në seancën e 19-të e ka miratuar propozim-ligjin për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për rrogë minimale dhe me këtë e filloi procedurën ligjore për rritje të rrogës minimale në nivel prej 12.000 denarëve.

Do të mundësohet pagesë e vlerës së njëjtë të rrogës minimale për të gjithë të punësuarit në Republikën e Maqedonisë, të cilët kanë rrogë minimale, ndërsa do të mundësohet edhe mbështetje financiare për firmat nga Buxheti i Republikës së Maqedonisë që ta paguajnë rrogën minimale më të lartë të kontraktuar.

Siç kumtoi pres-shërbimi qeveritar, ndryshimet e miratuara të propozim ligjit, Qeveria gjatë ditës menjëherë do t’i dorëzojë në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë në shqyrtim dhe miratim.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *