Home / Kryesoret / Qytetarët gjuajnë me vezë komunën e Tetovës – (VIDEO)

Qytetarët gjuajnë me vezë komunën e Tetovës – (VIDEO)

Qytetarë të Tetovës të organizuar në mënyrë sponatne sot kanë protestuar në qendër të Tetovës dhe para komunës së Tetovës duke shprehur pakënaqësinë e tyre për ndotjen nga djegia e dponisë gjatë ditës së djeshme dhe sotme. Qytetarët janë shprehur të mllefosur me kryetaren e komunës së Tetovës Teuta Arifi duke u shprehur se ajo është fajtore për  këtë situatë.

 

Protestuesit janë shprehur se të gjithë duhet që të ngrejnë zërin pa marrë parasysh shqiptarë, maqedonas, rom, turq bosnjak sepse të gjithë janë duke u helmuar.

 

 

“Të gjithë pa marrë parasysh se cilës kombësi i takojnë, cilës fe, parti duhet që të dalin dhe të ngrejnë zërin. Deponia është dashur që të pastrohet jot ë lihet deri në këtë gjendje dhe sot të thuhet se është dnezur me qëllim. Ajo nuk duhet të jetë aty, është dashur të pastrohet me kohë që të mos vijmë deri në këtë situatë”, ka thënë Darko Gavrovski, aktivist i shoqërisë civile.

 

 

Protesta filluan  në sheshin e Tetovës për të vazhduar më pas drejt objektit të Komunës së Tetovës. Ata para komunës kanë gjuatjtur me vezë dhe kanë lënë mbeturina para objektit në shenjtë revolte për mospatrimin e deponisë. /Tv Koha/

 

 

Gjithashtu lexo

Themeluesi dhe milioneri i Lëvizjes Besa në konventën e PDSH-së

Themeluesi, ideologu dhe milioneri i Lëvizjes BESA: Adnan Ismaili ( pronar i Logos-A dhe Tv …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *