Home / Lajme / Rajon / Rama takon Haradinajn në Dhërmi. Ja çfarë diskutuan

Rama takon Haradinajn në Dhërmi. Ja çfarë diskutuan

Kryeministri Edi Rama ndodhet zyrtarisht me pushime, por fati ka rastisur që në të njëjtin vend me të të bëjë pushimet dhe pretendenti për kryeministër të Kosovës, Ramush Haradinaj.

Ndonëse Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe njëherazi kandidati i PAN-it, pret të votohet nga parlamenti për kryeministër, ai ka qenë në Dhërmi për fundjavën ku është takuar me kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama.

Dy politikanët kanë pirë kafe së bashku në Dhërmi e me këtë rast kanë bërë edhe një fotografi, ku duken shumë optimistë.

Por, përtej kësaj kandidati i PAN-it, për kryeministër të vendit, Ramush Haradinaj dhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama nuk e kanë lënë anash edhe diskutimin rreth krijimit të institucioneve të Kosovës.

Anëtari i kryesisë së AAK-së, Muharrem Nitaj e ka konfirmuar për Express këtë takim dhe ka treguar se është biseduar edhe për situatën aktuale politike në Kosovë.

“Krejt çka mundem më thënë është se nuk është kapërcyer as tema e krijimit të institucioneve të Kosovës dhe rëndësisë që ka ky proces për vendin”, ka thënë Nitaj.

Kurse, gruaja e Ramush Haradinajt, Anita Muçaj-Haradinaj përmes një postimi në Instagram ka treguar se janë takuar me Edi Ramën. “Sot me Edin në Dhërmi!! Kryeministri i shqiptarëve”, ka shkruar ajo.

Gjithashtu lexo

Bashkimi emocional pas 3 vjetësh, i fëmijës së rrëmbyer nga ISIS, me familjen e tij (Video)

Një djalë 12-vjeçar jazidi është bashkuar me nënën e tij në Kanada tre vjet pasi …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *