Home / Lajme / Reali e nis mbarë mbrojtjen e titullit të La Ligas (Foto & Video)

Reali e nis mbarë mbrojtjen e titullit të La Ligas (Foto & Video)

Real Madridi i ka arkëtuar tri pikët e para në sezonin 2017/2018 në kampionatin spanjoll. Los Blancos fituan me rezultat 3-0 si mysafirë të Deportivo La Corunas në Estadio Riazor.

Goli i parë u shënua në minutën e 20-të kur Gareth Bale reagoi më së miri në zonë dhe e dërgoi topin në rrjetë.

 

Shumë shpejt u realizua edhe goli i dytë nga vizitorët. Vendasit gabuan sërish dhe Casemiro e dyfishoi epërsinë (27’). Me epërsi prej dy golash për mbretërit, skuadrat shkuan në pushim.

 

Loja e mirë e të zgjedhurve të Zinedine Zidane vazhdoi edhe në pjesën e dytë, në të cilën shënuan sërish.

 

Një aksion shumë i bukur me pasime, i nisur nga Karim Benzema u vazhdua nga Isco, i cili pasoi te Gareth Bale. Uellsiani krijoi hapësire dhe asistoi te Toni Kroos që ndodhej në qendër dhe goditja e tij u ndal në rrjetë (62’).

 

Në minutat në vazhdim pati edhe raste të tjera shënimi, mirëpo munguan golat tjerë.

 

Një ndërhyrje të Carvajal në zonë, gjyqtari e ndëshkoi me penallti, ndërsa Florin Andone u tregua i pasaktë nga pika e bardhë, duke dështuar ta shënonte golin e nderit për vendasit (89’).

 

Në minutat shtesë, kapiteni Sergio Ramos u përjashtua me kartonin e dytë të verdhë, ashtu që do t’i mungojë skuadrës në ndeshjen e radhës.

 

Real Madridi iu gëzua fitores së parë sezonale në La Liga dhe kështu e nis në mënyrën më të mirë mbrojtjen e titullit të kampionit në Spanjë.

 

Real Madridi ka fituar me rezultat 0-3 në La Liga ndaj Deportivo de La Coruna. I pari në takim shënoi Gareth Bale (20’), pastaj Casemir (27’) dhe Toni Kroos (62’). Por, më i miri ishte Keylor Navas, i cili përveç një penalltie të mbrojtur bëri paraqitje të mirë.

 

Ai që dëshpëroi me paraqitjen ishte Sergio Ramos, ndërsa më poshtë keni notat e lojtarëve nga të dy skuadrat:

 

Notat e lojtarëve të Deportivos:

 

Notat e lojtarëve të Realit:

Gjithashtu lexo

OZIL DO TË RIBASHKOHET ME MOURINHON KUR T’I PËRFUNDOJË KONTRATA

Mesuti Ozil kërkon të transferohet te Manchester United në fund të kontratës me Arsenal, sipas …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *