Home / Showbiz / Remzie Osmani ngatërron ngjyrën e kaltër, duke e quajtur “të verdhë” (Foto)

Remzie Osmani ngatërron ngjyrën e kaltër, duke e quajtur “të verdhë” (Foto)

Këngëtarja e njohur e muzikës popullore, Remzie Osmani, është shumë aktive gjatë verës.

Ajo është mjaft e kërkuar nga publiku për të performuar në ahengje muzikore e dasma të ndryshme, ndërsa sjell herë pas here edhe këngë të reja.

Osmani është aktive edhe në rrjetet sociale, përmes së cilave i prezanton fansat me dukjen e saj në eventet ku ajo merr pjesë.

Së fundmi, këngëtarja është shfaqur mjaft elegante në një fustan të kaltër, teksa ka publikuar një pozë në llogarinë personale në Instagram.

Por, i çuditshëm është mbishkrimi ajo i ka lënë fotografisë, pasi këtë fustan ajo e quan “të verdhë”, ndërsa qesh me mbishkrimin e saj.

Nuk dihet nëse arsyeja e kësaj “ngatërrese” ka qenë e qëllimshme vetëm për shaka, mirëpo sido që të jetë, ky detaj nuk u shpëtoi ndjekësve të saj të Instagramit.

Gjithashtu lexo

Gili me këtë fotografi do ta ‘çmendte’ burrin e saj dhe gruan e Medës (Foto)

Gili është e pranishme thuajse kudo nëpër mbrëmjet që i bashkojnë kolegët nga bota e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *