Home / Kryesoret / Ribalanci i Buxhetit, vazhdojnë përplasjet në Kuvend

Ribalanci i Buxhetit, vazhdojnë përplasjet në Kuvend

Deputetët e LSDM-së dhe të VMRO-DPMNE-së edhe në seancën e sotme kuvendore i kundërshtuan qëndrimet rreth ribalancit të Buxhetit.

Shkurtime në arkën shtetërore duhet të ketë, theksuan nga shumica qeveritare, për shkak se, siç thanë, pushteti paraprak ka projektuar shuma jorreale, me të cilat e ka pamundësuar realizimin e rrogave, pensioneve, transfereve sociale, shërbimeve shëndetësore, subvencioneve.

Sipas opozitës, ribalanci është i pazhvilluar, ndërsa me shkurtimet e gjoja shpenzimeve joproduktive, Qeveria e re vetëm dëshiron t’i shtyjë masat populiste – rrogën minimale prej 12.000 denarëve dhe heqjen e taksës radiodifuzive, si dhe të sigurojë para për punësimet partiake.

Gylymsere Kasapi potencoi se ribalanci i lëshon projektet megalomane të pushtetit të kalueshëm dhe në mënyrë produktive i alocon mjetet.

“Përfitimi më i madh nga ribalanci është ajo që ofron zhvillim të qëndrueshëm të barabartë ekonomik”, tha Kasapi.

Seanca është ndërprerë për shkak të pushimit të rregullt prej një ore.

Gjithashtu lexo

Starnawski përsëri zhytet në Matkë

Zhytësi i famshëm speleologjik, Krzysztof Starnawski nga Polonia, së bashku me ekip të zhytësve vendas …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *