Home / Showbiz / Rita Saraqi, ndër 26 blogerët që duhet ndjekur në 2017-tën

Rita Saraqi, ndër 26 blogerët që duhet ndjekur në 2017-tën

Trendi i fundit i bloggerëve ka prekur mjaft shumë edhe Kosovën e në veçanti qytetin e Prishtinës. Pikërisht nga ky vend po dalin vajza e djem mjaft të talentuar të cilët falë angazhimeve të tyre po arrin të kapin suksese edhe jashtë kufijve.

Njejtë ka ndodhur edhe me Rita Saraqin, vajzën nga Prishtina e cila falë stilit të saj tash e disa vite përbën një prej emrave kryesorë të fushës në Kosovë.

Mirëpo stili unik i Saraqit ka bërë që ajo të arrij të bashkëpunojë edhe me markat ndërkombëtare të veshjes të tilla si Mango dhe Benetton. E ky bashkëpunim i ka sjellë asaj një sukses e vëmendje mjaft të madhe duke e futur atë në top 26 bloggeret më të mira të botës të cilët ndiqen këtë vit.

Ky klasifikim, i bërë nga prestigjiozja ‘The Fashion Spot’ rangon kosovaren në rrethin e ngushtë të kolegëve të saj nga e mbarë bota.

Në shkrim, vihet në pah fakti se krahasuar me shumë blogerë nga Ballkani, Rita ka nisur faqen e saj më heret, respektivisht para dy viteve.

‘The Fashion Spot’ në hapësirën dedikuar vajzës nga Prishtina citon një intervistë paraprake të saj ku mes tjerash Rita flet për përcepsionin që të tjerët kanë për vendin e saj.

‘Shumica e njerëzve e dinë se ku është Kosova, dinë për historinë tonë por mendojnë që nuk është sigurt këtu. Është mirë që këta njerëz kanë mundësi të më njohin – ju tregoj se sa vend miqësor është. Unë i ndryshoj përceptimet e tyre’ – deklaron Rita.

26 Fashion Blogs You Need to Follow in 2017

Gjithashtu lexo

Gili me këtë fotografi do ta ‘çmendte’ burrin e saj dhe gruan e Medës (Foto)

Gili është e pranishme thuajse kudo nëpër mbrëmjet që i bashkojnë kolegët nga bota e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *