Home / Kryesoret / Seanca për Ribalancin e buxhetit vazhdon edhe gjatë fundjavës

Seanca për Ribalancin e buxhetit vazhdon edhe gjatë fundjavës

Deputetët e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë do të kenë fundjavë pune në të cilin duhet të përfundohet diskutimi për ribalancin e propozuar të buxhetit dhe do të fillojë sot në ora 11 si vazhdim i seancës së 11-të të Kuvendit që në rend dite ka ribalancin e buxhetit.

Gjatë tre ditëve të fundit deputetët e shumicës parlamentare mbronin qëndrimin e tyre se me këtë ribalanc bëhet shkurtimi i shpenzimeve joproduktive dhe përforcohen projeksionet e programit qeveritar për jetë më të mirë në Maqedoni,

Nga ana tjetër, opozita kundërshtonte duke thënë se zvogëlohen fondet për arsimin, shëndetësinë, policinë dhe armatën por edhe ato për investime kapitale.

Qëllimi i Qeverisë është shkurtimi i shumës prej 122 milionë denarëve të ndara për shpenzime të udhëtimit, si dhe 257 milionë denarë për prezantime, reklama dhe promocione ekonomike. Ndërsa, me këtë ribalanc janë të siguruara mjete për rritjen e pagës minimale në 12.000 denarë, për turizëm, ndërmarrjet e vogla dhe të mesme dhe të tjera.

Gjithashtu lexo

Vetëndizet vetura e mërgimtarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma në dalje të fshati Zherovjan për në fshatin Radiovcë, është vetë-ndezur në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *