Home / Kryesoret / Sejfulla Osmani, kandidat për kryeprokuror – (VIDEO)

Sejfulla Osmani, kandidat për kryeprokuror – (VIDEO)

Pas shkarkimit të Prokurorit të Përgjithshëm të Maqedonisë Marko Zvrelvski së shpejti pritet që të fillojë gara për plotësimin e postit të zbrazët të prokurorit të përgjithshëm. Në mesin e kandidatëve që konkurojnë për postin e prokurorit të përgjithshëm është edhe një shqiptarë, juristi Sejfulla Osmani i cili ka shpallur kandidaturën e tij për këtë post.

 

“Arsyet janë të shumta, ne në Universitet kemi bërë shumë hulumtime për gjendjen e gjyqësisë në vend, por edhe me kolegët me avokatët shpesh e bisedojmë se gjendja është serioze duhet bërë imapkt por kjo nuk mjafton vetëm ta bisedojmë këtë është nevoja që ne të japim ofertë për të dhënë edhe ne kontributin për ndryshimin , dhe besoj se kandidatura ime është një nga ato mundësitë për të bërë ndryshimin dhe unë kam një projekt për atë se çfarë duhet të ndodh çfarë duhet të bëjmë, i kemi targetuar pikat e dobëta edhe të prokurorisë por edhe në gjygjësisë në përgjithësi dhe mendoj se poqëse na jepet mundësia denjësisht dhe profesionalisht do ta kryejmë detyrën dhe do të japim një sinjal se në Maqedoni mundet edhe të vlejë ligji, edhe të vlejnë rregullat edhe të mos përjashtohet askush nga përgjegjësia , kur them përjashtohet e kam idenë që të mos anashkalojë askush gjyqësinë dhe drejtësinë domethënë ata që kanë gabuar duhet të dinë se ku e kanë vendin dhe aty edhe do ta kenë”, thotë Sejfulla Osmani, kandidat për kryeprokuror. 

 

 

Osmani thotë se ka një projekt për atë se çfarë duhet bërë, dhe se si duhet drejtuar prokuroria e përgjithshme publike, gjëja e parë që duhet bërë është depolitizimi i prokurorisë së përgjithshme publike, me qëllim që ky institucion të drejtohet me dinjitet dhe profesionalizëm.

“Unë nuk kisha thënë që prokuroria nuk ka funksionuar asnjëherë ne në vitet e fundit nuk them në pushtetin e fundit por që nga vitet 95 dhe 1996 kemi disa fragmente që na bëjnë me dije se politika e influenton fuqishëm prokurorinë, që është një nga ato hallkat kryesorë që ndërtojnë pushtetin gjyqësorë, dhe e para punës kjo duhet bërë duhet depolizituar prokurorinë duke kërkuar ato fragmente profesionale sepse ne kemi prokurorë që janë shumë të mirë dhe ato duhet shfrytëzuar, atyre duhet që të ju jepet hapësira që edhe ato të shprehin atë çfarë mund të bëjnë, më vjen keq që paraardhësi ka bërë disa lëvizjë që detektohen edhe nga një jurist i fakultetit juridik si influentim politik dhe këtë mund ta them me shumë përgjegjësi që poqëse më jepet mundësia ua garantoj të gjithë qytetarëve të Maqedonisë që nuk do të vijë në shprehje asnjëherë”, deklaroi në pres konferencën  me gazetarë Sejfulla Osmani, kandidat për kryeprokuror.

 

Përndryshe Sejfullah Osmani u lind në fshatin Gradec në vitin 1976.Ai është jurist i diplomuar në fakultetin juridik të Shkupit, në të njëjtin fakultet Osmani ka mbaruar edhe studimet postdiplomike gjegjësisht magjistratën por edhe ato të doktoraturës, në fakultetin juridik Justiniani i parë. Kandidati shqiptarë për postin e kryeprokurorit të përgjithshëm studimet deridiplomike i ka përfunduar në vitin 1999, magjistraturën në vitin 2006, ndërsa më 17 shkurt të vitit 2010 ka mbrojtur disertacionin e doktoraturës . Sejfullah Osmani rrjedh prej një familje juristësh ku babai i tij për 27 vite ka qenë prokuror në qytetin e Gostivarit, për 12 vite Osmani ka punuar në gjykatë fillimisht si përkthyer më pas si bashkëpunëtor dhe në fund si këshilltarë, për tre vite rresht ka qenë gjykatës hetues, ku për shkak të ndikimit politik në këshillin gjyqësorë ai ka dhënë dorëheqje.

 

Gjithashtu lexo

Themeluesi dhe milioneri i Lëvizjes Besa në konventën e PDSH-së

Themeluesi, ideologu dhe milioneri i Lëvizjes BESA: Adnan Ismaili ( pronar i Logos-A dhe Tv …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *