Home / Lajme / Maqedoni / Sërcev dhe Ibrahimi ende mbeten në KSHZ, reagon Lëvizja Besa

Sërcev dhe Ibrahimi ende mbeten në KSHZ, reagon Lëvizja Besa

Sasho Sërcev nga VMRO-DPMNE dhe Bedredin Ibrahimi nga PDSH, të akuzuar nga Prokuroria e Përgjithshme Publike në rastin “Titanik” për parregullsi zgjedhore, mbeten anëtarë të Komisionit Shtetëror Zgjedhor (KSHZ) edhe në zgjedhjet lokale, shkruan SDK.mk.
Kështu ka vendosur Gjykata Themelore Shkup 1 dhe me këtë rast nuk siguroi garanci se ata nuk do ta përsërisin veprën penale, të cilën sipas aktpadisë, të dy e kanë kryer si anëtarë të KSHZ-së.

Në KSHZ askush nuk mund të garantojë nëse Ibrahimi dhe Sërcev do ta keqpërdorin funksionin edhe në zgjedhjet e ardhshme lokale të cilat kryetari i Parlamentit Talat Xhaferi paralajmëroi se do t’i shpallë më 6 gusht që të mbahen më 15 tetor të këtij viti. Por duke u bazuar në rezultatet e zgjedhjeve të fundit, Bedredin Ibraimi mund të konsiderohet si jo legjitim nëse mbetet ende anëtar i KSHZ-së, sepse vendin e tij tanimë e kërkon Lëvizja BESA.

Deputeti Fadil Zendeli nga Lëvizja BESA, në një prononcim për Zhurnal ka deklaruar se ligji është shumë i qartë ku tre anëtar në KSHZ i takojnë opozitës, dy anëtarë i takojnë partisë më të madhe opozitare dhe një antëar partisë së dytë opozitare.

Sipas tij ligji është shumë decid dhe i precizuar dhe çdo kalkulim tjetër është një paralajmërim i keq për zgjedhjet e ardhshme lokale.

Ai shprehet se Ibraimi nuk e ka as legalitetin as legjitimitetin e subjektit i cili ka delegu në atë formë sepse rrethanat politike me zgjedhjet e fundit kanë ndryshuar.

“Ligji është shumë i pastër. Është shumë e qartë se tre anëtarë që i takojnë opozitës në Komisioni Shtetër Zgjedhor, dy anëtarë i takojnë partisë më të madhe opozitare, ndërsa një anëtar i takon partisë së dytë më të madhe opozitare. Ligji është shumë i qartë dhe çdo kalkulim tjetër është një paralajmërim i keq për zgjedhjet e ardhshme lokale sepse prej tash ka lojra politike për zgjedhjet e ardhshme lokale, për shkak se nuk ka arsye me mbet një përfaqësues politik i cili nuk e ka as legalitetin as legjitimitetin e subjektit i cili ka delegu në atë formë, dmth rrethanat politike me zgjedhjet e fundit kanë ndryshuar mbi bazën e kësaj ligji është shumë i qartë, prandaj them çdo obstruksion i cili mund t’i bëhet këtij procesi vetëm se do ta cënonte rregullshmërinë e zgjedhjeve të ardhshme lokale, edhe legalitetin por edhe legjitimitetin e tyre, do të kemi Komisioni Shtetëror, insitucioni që i menaxhon zgjedhjet, njeri që nuk ka kredibilitet as legjitimitet të merr vendime”, ka deklaruar për Zhurnal, deputeti i Lëvizjes BESA, Fadil Zendeli.

Në pyetjen se a do ti pranojnë zgjedhjet lokale nëse Ibraimi ende mbetet anëtar në KSHZ, Zendeli shkurt u përgjigj: “Për këtë do vendosin organet partiake”.

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *