Home / Lajme / Rajon / Sherr me thika në Durrës, i riu qëllohet në shpinë

Sherr me thika në Durrës, i riu qëllohet në shpinë

Kjo javë në Shqipëri ka shënuar një numër të madh të sherreve dhe sulmeve me thika, ku më i njohuri është ai i vdekjes tragjike të 22 vjeçarit Marvi Mihali në Tiranë.

Kësaj here një tjetër sherr me thika ka ndodhur në qytetin e Durrësit. Dy të rinj janë konfliktuar mes tyre për motive të çastit dhe njëri prej tyre ka goditur me biçak shtetasin 19 vjeçar me inicialet R.K.

Fatmirësisht plaga që i riu ka marrë në shpinë nuk ka qenë e rëndë. Pas hospitalizimit dhe kurimit, i riu ndodhet në gjëndje të mirë. Nga ana tjetër, policia i ka vënë prangat 20 vjeçari me iniciale E.H.

Gjithashtu lexo

Emigranti shqiptar gjen portofolin me dollarë në New York dhe ia dorëzon të zonjës

Një emigrant nga Dibra e Madhe, i cili jeton në Staten Island, Nju Jork, ka …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *