Home / Lajme / Shkëndija fiton edhe ndaj Shkupit (VIDEO)

Shkëndija fiton edhe ndaj Shkupit (VIDEO)

“Kuqezinjtë” fitojnë edhe takimin e xhiros së dytë në Ligën e Parë të futbollit të Maqedonisë,  pasi mundën Shkupin në Çair me rezultat 3:0. Me një rival të mbyllur, Shkëndija kishte dominim të plotë në teren, por u desh një predhë e Alimit në fraksionin e dytë për të zhbllokuar ndeshjen. Në 45 minutat e para dominim total i Shkëndijës, por pa ndonjë mundësi të theksuar shënimi.

 

Në minutën e 48-të i posainkuadruari në lojë Abdurahimi u gjet në shans të mirë, por parabola e tij devijohet nga Zendeli në traversë dhe kthehet në fushë. Një minutë më vonë portieri vendas nuk mund të bënte asgjë kur Alimi lëshon një predhë të fortë nga distanca që ndalet në cepin e portës për epërsi 0:1. Pak më vonë Junior asiston për Radeskin, mirëpo tani bllokon në kohë Zendeli.

Në minutën e 61 Totre depërton bukur në zonë ku ndalet me faul, duke fituar penalti, ndërsa Ibraimi nga pika e bardhë godet sigurtë për dyfishim të epërsisë. Shkëndija vazhdoi të dominojë, kishte disa kanosje nga distanca, ndërsa goli i tretë erdhi në minutën e 79-të kur Radeski asiston, ndërsa Radeski realizon për 0:3. Pak më vonë Abdurahimi për pak nuk solli golin e katërt, mirëpo shpëtoi në dy kohë Zendeli, që largoi topin e devijuar nga vetë vija fatale. Kështu djemtë e trajnerit Osmani arkëtojnë tre pikët e rradhës në kampionat dhe pas dy xhirove kanë 6-të pike.

 

 

Gjithashtu lexo

OZIL DO TË RIBASHKOHET ME MOURINHON KUR T’I PËRFUNDOJË KONTRATA

Mesuti Ozil kërkon të transferohet te Manchester United në fund të kontratës me Arsenal, sipas …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *