Home / Kryesoret / SHKËNDIJA, KEMI KUALITET PËR T’I BËRË BALLË EDHE MILANIT ( FOTO-VIDEO)

SHKËNDIJA, KEMI KUALITET PËR T’I BËRË BALLË EDHE MILANIT ( FOTO-VIDEO)

Të luash dy vite me rradhë në fazën “play-off” të Liga Evropës, nuk është një rastësi. Kështu thotë njëri ndër futbollistët më standard te skuadra e Shkëndijës, Ardian Cuculi në konferenën e sotme për shtyp në Milano, i cili beson në një rezultat të mirë në ndeshjen ndaj gjigandëve italian të Milanit.

Normalisht kemi një sfidë të vështirë, është raundi i katërt “play-off” i Liga Europa. Dy vite me rradhë po e bëjmë këtë hap, përsërisim këtë rezultat dhe nuk është kjo gjë rastësi. Dominimi ynë në ndeshjet e deritanishme të zhvilluara në kuadër të Liga Europa, fati ynë deshi që tash të ndeshemi me Milanin. Një skuadër që nuk don shumë fjalë, një skuadër me kualitet shumë të lartë në futbollin evropian. Ne këtu në Milano kemi ardhur për të prezantuar sa më mirë dhe në mënyrë dinjitoze futbollin e Maqedonisë dhe normalisht duke e dhënë më të mirën tonë dhe duke bërë që Shkëndija në këtë ndeshje të dalë sa më mirë. Nuk kemi gjë për të humbur, thjeshtë vijmë të bëjmë punën tonë dhe në fund të shpresojmë në një rezultat të mirë” –

tha Ardian Cuculi, i cili është i vetëdijshëm për kualitetin që posedon skuadra kundërshtare, ashtu që rolin e favoritit ja lënë Milanit, por që në futboll jo çdo herë dijnë të fitojnë favoritët.

Armend Alimi, i cili ishte njëri ndër më të merituarit për fitoren ndaj Vardarit në ndeshjen derbi të javës së parë në elitën e futbollit vendor, shprehet optimist edhe për super ndeshjen historike të skuadrës së Shkëndijës përballë gjigandëve të Milanit.

Edhe pse Milani është Milan, mesfushori kumanovarë beson se Shkëndija ka kualitet dhe forcë për tu paraqitur denjësisht në përballjen e se enjtes.

“Ne jemi këtu për lojën tonë, atë që dimë ta bëjmë më së miri, normal edhe sa do të na jepet mundësia edhe nga ana e kundërshtarit, mirëpo mendoj se kemi kualitet për të bërë një paraqitje dinjitoze edhe me Milanin” – tha Armend Alimi gjatë një konferencë të organizuar me gazetarë këtu në qytetin e Milanos.

Alimi gjatë këtij sezoni të ri ka shënuar dy gola, një në kampionat dhe një në garat evropiane, ndërsa gjithë ne shpresojmë se të shënojë edhe golin e tretë pikërisht në impiantin e bukur të quajtur “San Siro”.

Gardiani i Shkëndijës, Kostandin Zahov, i cili gjatë ndeshjeve eliminatore të Liga Evropa gjatë këtij edicioni bëri disa paraqitje shumë të mira me Shkëndijën, shpreson se edhe ndaj gjigandëve të Milanit do të vazhdojë me formën e tij të mirë. Ai edhe përkundër emrit të kundërshtarit, thotë se në Milano, Shkëndija nuk ka ardhur me flamur të bardhë, dhe se nga këtu për në Shkup presin të kthehen me një rezultat të volitshëm.

“Të gjithë e dimë se Milani është një skuadër shumë kualitative, do të jetë një ndeshje e rëndë për ne. Nuk kemi se çfarë të humbim këtu. Të ju them se nuk kemi ardhur këtu me flamur të bardhë. Do të japim maksimumin tonë nesër, mendoj se të gjithë do të jemi në nivel, do të ketë atmosferë të mirë, dhe ajo që mbetet është në Shkup të kthehemi me një rezultat sa më të mirë” – tha Kostadin Zahov.

Ndryshe Ndeshja ndërmjet Milanit dhe Shkëndijës në “San Siro” në program është të enjten me fillim në ora 20:45.

Gjithashtu lexo

Cilët kanë punuar më shumë për ne, udhëheqësit komunistë sllavë të Titos, 1950-1980; apo udhëheqësit demokratë shqiptarë, 1990-2017

Sulejman Mehazi Pasi jemi shumë te revoltuar me politikëbërjen e shqiptarëve, do mundohemi të japim …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *