Home / Lajme / Kronika e zezë / Shkup, digjen katër vetura

Shkup, digjen katër vetura

Katër automjete janë djegur në orët e herëta të mëngjesit në disa lokacione në Shkup.

Siç kumton MPB-ja, në mëngjes në orën 4:24 në Njësitin për njoftim dhe komandë-Shkup është denoncuar se në vendim për parkim në rrugën “Jani Llukrovski” në Shkup, nga arsye deri tani të panjohura, janë djegur dy automjete të udhëtarëve.

Automjeti i parë “Audi A3″ ka qenë me targa të Kriva Pallankës pronësi e T.T.(24) nga fshati Konopnica, Kriva Pallankë, ndërsa i dyti “Daevu Lanos” me targa shkupjane, pronësi e I.N. (45) nga Shkupi.

S.N. sot në orën 4:44 ka denoncuar në Njësitin për njoftim dhe komandë-Shkup se në rrugën “Bukureshka” në Shkup është djegur automjet motorik “Audi A6″ me targa të Shkupit.

Ai përsëri është paraqitur në orën 4:57 në Njësitin për njoftim dhe komandë dhe ka denoncuar se para një restoranti në lagjen Karposh është djegur automjet i udhëtarëve “Opel Astra” me targa të Shkupit, pronësi të J.J. (33) nga Shkupi.

Policia po ndërmerr masa për ndriçim të plotë të rasteve dhe për konfirmim të arsyeve të cilat kanë sjellë deri në djegien e tyre.

Gjithashtu lexo

Kontrollohen lokalet e zhurmshme në Tetovë – (VIDEO)

Të dielën  rreth orës 1.00 pjestarë të policisë nga Sektori për Punë të Brendëshme në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *