Home / Kryesoret / Shkupi pa tualete publike ”mirëpret” Evropën (Foto/Video)

Shkupi pa tualete publike ”mirëpret” Evropën (Foto/Video)

Tualete publike ka pasur në Romën e vjetër. Nëpër qytetet e mëdha evropiane ka pasur që nga shekulli i 19-të, ndërsa kryeqyteti i Maqedonisë ende nuk i ka ato në shekullin 21, shkruan Telegrafi Maqedoni.

Kundërmon erë e keqe nga tualetet publike në bodrumet e Qendrës Tregtare të Qytetit në Shkup, edhe atë që nga hapi i parë përmes pragut. Ka gra që pastrojnë tualetet, ka fshisa dhe kova të mbështetura te muri i hyrjes. Por nuk ka detergjente që do të ‘maskojnë’ shqetësimin e qartë për këtë hapësirë: pllaka të rrënuara, dyer që nuk mbyllen, çezma të prishura, bishta cigaresh te lavamani për pastrimin e duarve dhe para se gjithash, erë e keqe. Letrat e tualetit dhe sapuni as që vjen parasysh. E njëjta gjendje është në pjesën e tualetit të grave por edhe te burat.

Shkupi, ndoshta është qyteti kryesor në Evropë që nuk ka tualete publike funksionale.

 

Nga tre që u hapën para shumë viteve, njëri është rrënuar, i dyti është mbyllur, ndërsa ky i treti te QTQ-ja, do të shërbente vetëm për ndonjë person që do të kishte zor të madh.

Sipas Ligjit për aktivitete komunale, përgjegjëse për mirëmbajtjen e tyre, janë komunat. Por ata me vite të tëra ose arsyetohen se nuk kanë vende të caktuara për aktivizimin e rrymës, instalimit të ujit apo kanalizimit, apo shpesh topin e hedhin te autoritetet e qytetit, shkruan MKD.

Për atë sesa i madh është problemi që nuk ka tualete publike në Shkup, tregojnë punonjësit në shitoret në zonën e qendrës tregtare, taksistët, njerëzit e moshuar dhe kalimtarë të qyteteve tjera.

Në vitin 2015, kryekomunari i Shkupit, Koce Trajanovski, njoftoi se Shkupi do të ketë tualete publike moderne në disa vende, por kanë kaluar tre vite dhe kjo nuk është realizuar nga ana e tij.

Nga viti 2001, u caktua shënimi i Ditës së tualetit nga Organizata Botërore e Tualetit dhe çdo vit më 19 nëntor, tregohet qëllimi se tualetet publike nuk është pasqyrim vetëm i pastërtisë,por edhe të zhvillimit të kulturës të vetë personit. Me ketë Ditë tregohet edhe kujdesi rreth shëndetit publik dhe higjienës publike.

Përndryshe, Shkupi do t’i mirëpret dy klubet gjigante futbollistike Real Madrid dhe Manchester United me këtë gjendje të turpshme të tualteteve publike, ku tifozët paraprakisht duhet të kryejnë nevojat e tyre nëpër objektet hotelierike.

Për më shumë informacione rreth gjendjes së tualetit publik në QTQ, shtyp KËTU. /Telegrafi/

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *