Home / Lajme / Maqedoni / Shkupjani shkon për pushime, në shpi hajnat ia grabitën mijëra euro

Shkupjani shkon për pushime, në shpi hajnat ia grabitën mijëra euro

Një vjedhje e rëndë ka ndodhur në lagjen 11 Oktomvri në Shkup. V.B 54-vjeçar ka denoncuar se në periudhën prej 25.07.2017 deri 01.08.2017, përderisa ka qenë në pushim, nga shtëpia e tij, ndokush ka arritur të merr sende me vlerë prej 450.000 denarë.

Keqbërësi ka arritur me dhunë të thyej derën dhe më pas nga shtëpia ka marrë: para, stoli ari, një pistoletë të cilën e ka poseduar me leje.
Po ndërmerren masa për kapjen e autorit dhe zbardhjen e plotë të rastit. /SHENJA/

Gjithashtu lexo

Shkarkohet Zvërlevski, me 64 vota për dhe asnjë kundër

Kuvendi i Maqedonisë, pas debateve disajavëshe maratonike të deputetëve VMRO-DPMNE-së, e shkarkoi kryeprokurorin publik Marko …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *