Home / Lajme / Maqedoni / Shoqatat maqedonase: Greqia po bllokon anëtarësimin e Maqedonisë në NATO

Shoqatat maqedonase: Greqia po bllokon anëtarësimin e Maqedonisë në NATO

”Ne nuk pranojmë akuzat e MPJ-së greke për irredentizëm me shfaqjen e simboleve maqedonase. Ne nuk e pranojmë se me atë kemi shkelur Marrëveshjen e Përkohshme. Për këtë ngjarje, e cila sipas Athinës është irredentiste dhe për ne është banale, përgjegjësinë e marrim ne, Bashkësia e Bashkuar e Maqedonisë në Kanada dhe Kongresi Botëror i Maqedonisë”, thuhet në reagimin të këtyre organizatave pas deklaratës së MPJ-së greke.

Sipas tyre, Athina nuk ka të drejtë të ankohet për një shkelje të Marrëveshjes së Përkohshme nga Maqedonia.

Athina është ajo që e ka shkelur marrëveshjen e përkohshme duke e bllokuar anëtarësimin e Maqedonisë në NATO. Padrejtësia e Greqisë ndaj Maqedonisë është dëshmuar edhe para Gjykatës më të lartë të të Drejtave të Njeriut, në Gjykatën e Hagës.

Gjithashtu lexo

Cilët kanë punuar më shumë për ne, udhëheqësit komunistë sllavë të Titos, 1950-1980; apo udhëheqësit demokratë shqiptarë, 1990-2017

Sulejman Mehazi Pasi jemi shumë te revoltuar me politikëbërjen e shqiptarëve, do mundohemi të japim …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *