Home / Kryesoret / Shqyrtohet mundësia për punën në dy turne të kopshteve

Shqyrtohet mundësia për punën në dy turne të kopshteve

Qeveria e Maqedonisë është duke e shqyrtuar mundësinë për të vendosur orar në dy turne në kopshtet për fëmijë,

Për këtë qëllim, në seancën e djeshme Qeveria e ka obliguar Ministrinë e Punës dhe Politikës Sociale ta informojë opinionin për këtë propozim dhe të kërkojë mendim nga të gjitha palët e cenueshme për nevojën nga puna me dy turne të kopshteve.

Në rend dite të seancës, siç qëndron në kumtesën e sotme të Qeverisë, u diskutua edhe Informacioni për vijim dhe progresin për hapjen e qendrave për zhvillim të hershëm të fëmijëve në bashkëpunim me UNICEF-in në Republikën e Maqedonisë.

Me këtë rast Ministrina e Punës dhe Politikës Sociale u obligua që në çdo gjashtë muaj ta informojë Qeverinë për progresin e aktiviteteve edhe atë për : Qendra të formuara për zhvillim të hershëm të fëmijëve, numrin e fëmijëve të cilët do të përfshihen në Qendrat për zhvillim të hershëm të fëmijëve dhe numrin e edukatoreve të cilat do të punësohen në Qendrat për zhvillim të hershëm të fëmijëve, nëse komunat e përzgjedhura kanë mjete të mjaftueshme në buxhetin personal për mbulimin e shpenzimeve për funksionimin e qendrave për zhvillim të hershëm të fëmijëve.

Gjithashtu lexo

Themeluesi dhe milioneri i Lëvizjes Besa në konventën e PDSH-së

Themeluesi, ideologu dhe milioneri i Lëvizjes BESA: Adnan Ismaili ( pronar i Logos-A dhe Tv …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *