Home / Lajme / Rajon / Situata alarmante në Dukat të Vlorës, kërkohet ndihmë në Bruksel

Situata alarmante në Dukat të Vlorës, kërkohet ndihmë në Bruksel

Në Dukat të Vlorës, ku që prej së martës hektare pyje me pisha vazhdojnë të digjen për shkak të zjarrit, është ndërhyrë nga ajri.

Situata është alarmante dhe njësi të shumta zjarrfikësish dhe punonjës të policisë, të mbështetur dhe nga banorë të zonës po mundohen për neutralizimin e flakëve. Në ndihmë kanë shkuar edhe forca të ushtrisë.

I kontaktuar nga Top Channel, drejtori i përgjithshëm i Emergjencave Civile, Shemsi Prençi ka deklaruar se për situatën alarmante në Dukat i është kërkuar ndihmë edhe Qendrës së Menaximit të Krizave në Bruksel, shkruan Top Channel.

Ndërkohë, gjatë natës në terren ishte i pranishëm edhe kryetari i Bashkisë së Vlorës, Dritan Leli. “Të gjithë jemi në këmbë për të ndihmuar që zjarri të mos përhapet. Të gjitha trupat janë shpërndarë në territor”, deklaroi Leli.

Gjithashtu lexo

Emigranti shqiptar gjen portofolin me dollarë në New York dhe ia dorëzon të zonjës

Një emigrant nga Dibra e Madhe, i cili jeton në Staten Island, Nju Jork, ka …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *