Home / Lajme / Rajon / Skandali/ Zjarret pushtojnë Shqipërinë, 23 nga 61 bashki pa shërbim zjarrfikës

Skandali/ Zjarret pushtojnë Shqipërinë, 23 nga 61 bashki pa shërbim zjarrfikës

Skandali/ Zjarret pushtojnë Shqipërinë, 23 nga 61 bashki pa shërbim zjarrfikës

Zjarret kanë pushtuar vendin, ndërsa sot janë plot 25 vatra aktive. Situatë kjo që kërkon impenjimin e madh të forcave zjarrëfikëse, si dhe mjeteve për të fikur zjarrin në shumë qytetet.

Por siç bën me dije ReportTv pasi një interesimi të tyren rezulton se nga 61 bashki në vend që ofrojnë shërbim zjarrfikës, vetëm 38 prej tyre e kanë funksional, ndërsa në 23 bashki shërbimi zjarrfikës nuk ekziston.

Kreu i shërbimit zjarrfikës Alfred Kristuli sqaroi se aktualisht në Shqipëri flota e mjeteve që shërbejnë për ruajtien e zjarrit është e amortizuar në masën 70 % dhe ato janë të vit-prodhimeve 1960-1970-1980.

Po sipas Kristulit në inventarin e drejtorisë së shërbimit zjarrfikës nuk ezkiston asnjë mjet ajërorë për shuarjen e zjarrit qoftë helikopter, avion. Kujtojmë këtu se ministri i Jashtëm Bushati bisedoi me vendet fqinje, Greqi dhe Itali për sigurimin e këtyre avionëve zjarrfikës.

Ndërkohë, pa stacion të shërbimit zjarrfikës janë edhe një pjesë e madhe e zonave bregdetare si Velipoja, Golemi, Divjaka, Dhërmiu, Zvërneci, Jala, Spilleja, të cilat sipas Kristulit mbulohen me këtë shërbim nga bashkia e qarkut.

Gjithashtu lexo

Futet për nevoja personale në bunker, burrit i ndryshon jeta përgjithmonë

Ka ndodhur në një fshat të Elbasanit. Burri hyn për nevoja personale në një bunker …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *