Home / Lajme / Kronika e zezë / Skandaloze: Ndihmës infermieri godet me shkelm gruan shtatzënë (Foto)

Skandaloze: Ndihmës infermieri godet me shkelm gruan shtatzënë (Foto)

Në internet është publikuar një video ku shfaqet një ndihmës infermier që godet me shkelm një grua shtatzënë.

“Daily Mail” shkruan se incidenti u kap nga kamerat e sigurisë në një spital në qytetin e Valparaisos, në bregun e Kilit Qendror.

Ndihmës infermieri dhe gruaja, një infermiere që punon në spital dhe që është shtatzënë, janë filmuar teksa debatojnë me njëri-tjetrin në korridor.

Por më pas grindja e tyre është përshkallëzuar dhe burri e godet atë me shkelm në stomak. Sipas “Daily Mail”, sherri mes tyre ka zgjatur 3 minuta derisa kanë ndërhyrë rojet e sigurisë së spitalit.

 

Gjithashtu lexo

Kontrollohen lokalet e zhurmshme në Tetovë – (VIDEO)

Të dielën  rreth orës 1.00 pjestarë të policisë nga Sektori për Punë të Brendëshme në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *