Home / Kryesoret / Sot është dita e atyre qe janë të harruar nga politika

Sot është dita e atyre qe janë të harruar nga politika

Kreu i Këshillit të Rinisë Evropiane të Kosovës, Avdullah Hasani ka thënë se sot është dita ndërkombtare e të rinjëve e që sipas tij këta janë të harruar nga politika kosovare.

Në ditën e rinisë ai përmes një postimi në Facebook ka thënë se subjektet politike duhet të kthjellen dhe të reflektojnë në realitetin që është krijuar në Republikën tonë. E që sipas Hasanit është në dëm të të rinjve, transmeton ‘Indeksonline’.

Postimi i plotë:

Klasa politike duhet t’i ndryshojë qëndrimet dhe veprimet e veta ndaj rinisë, duke i mundësuar qasje në jetën institucionale dhe në organizata ku mund t’i shprehin idetë dhe vizionet që kanë për të ardhmen e tyre.

Rinia e orientuar sipas principeve të drejta shoqërore është themeli i shoqërisë që krijon udhëheqësit e së nesërmes dhe është shpresa e së ardhmes.

Rinia është mbërthyer brenda një konfuzioni shumë të paqartë për të ardhmen e saj, ngase është shtresa më e harruar e shoqërisë.  Të rinjtë në Kosovë ndihen të diskriminuar që në hapat e parë të karrierës së tyre profesionale.

Sot, 12 Gushti, Dita  Ndërkombëtare e Rinisë i  gjenë të rinjtë të nëpërkëmbur nga politikanët të padëgjushëm dhe të parëndësishëm për ta.

Tani më duket se është e vërtetuar se pa pjesëmarrjen e të rinjve edhe me gjeneratën e vjetër nuk mund të flitet për kurrëfarë ndryshimi.

Subjektet politike duhet të kthjellen dhe të reflektojnë në realitetin që është krijuar tanimë në Republiken tonë pa fajin dhe në dëm të të rinjve.

Gjithashtu lexo

Hajdutët e maskuar plaçkisin bastoren në Shkup

Dy hajdutë të maskuar kanë grabitur bastoren sportive “Sport Life”, e cila gjendet në Rrugën …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *