Home / Lajme / Botë / Spanja sërish nën frikën e terrorit, parandalohet sulm tjetër, vriten 5 terroristët
An injured person is treated in Barcelona, Spain, Thursday, Aug. 17, 2017 after a white van jumped the sidewalk in the historic Las Ramblas district, crashing into a summer crowd of residents and tourists and injuring several people, police said. (AP Photo/Oriol Duran)

Spanja sërish nën frikën e terrorit, parandalohet sulm tjetër, vriten 5 terroristët

Parandalohet një tjetër sulm terrorist në Spanjë, pas atij të Barcelonës ku mbetën të vrarë 13 persona dhe u plagosën dhjetra të tjerë.

Mediat ndërkombëtare raportojnë se 5 persona në qytetin bregdetar Cambrils, 120 km larg Barcelonës, kishin planifikuar që të bënin një atentat sërish me furgon, por fatmirësisht policia ndërhyri në kohë. Policia arriti të vriste 5 persona pas shkëmbimit të zjarrit, të cilët dyshohet se ishin terroristët.

Pas të shtënave me armë në qytetin në jug të Barcelonës, të plagosur mbetën 7 persona, mes tyre edhe një polic.

 

Sipas policisë spanjolle disa prej të dyshuarve kishin veshur brez me eksploziv, ndërsa shumë qytetarë për t’i shpëtuar sulmit kaluan me shpejtësi në zonën e plazhit. Autoritetet pohojnë se sulmi në Cambrils, që ndodhir rreth orës 1 të natës me orën lokale, është i lidhur me sulmin terrorist në Barcelonë që tronditi ditën e djeshme.

 

I njëjti episod ndodhi dje në qytetin spanjoll. Fill pas ngjarjes së rëndë, Shtetit Islamik (ISIS) mori përgjegjësinë e sulmit në sheshin ‘Katalunja’ në Barcelonë, ku mbetën të vdekur 13 persona dhe mbi 100 të tjerë u plagosën.

Dy orë pas ngjarjes një i dyshuar u qëllua për vdekje nga policia, ndërsa një maroken i identifikuar me emrin Driss Oukabir, shoferi që kishte marrë qira furgonin, i cili jetonte prej 20 vitesh në Spanjë është shpallur në kërkim.

Ndërkohë media që administrohet nga militantët islamike, ‘Amaq News’ raporton se ISIS ka marrë përgjegjësinë e sulmit dhe se ata që kryeni sulmin janë ushtarë të Shtetit Islamik, por nuk jepen detaje mbi shkaqet dhe motivet.

 

Gjithashtu lexo

Lindje e Mesme, një shtet i ri drejt krijimit

Kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu shprehu mbështetje për krijimin e një shteti autonom kurd në Lindjen …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *