Home / Lajme / Maqedoni / Starnawski përsëri zhytet në Matkë

Starnawski përsëri zhytet në Matkë

Zhytësi i famshëm speleologjik, Krzysztof Starnawski nga Polonia, së bashku me ekip të zhytësve vendas nga klubi i zhytësve ‘Aquatech’ dhe klubi i speleo-zhytëvse ‘Vrello’ nga Shkupi, do të mundohet të tejkalojë rekordin e vitit të kaluar për pikën më të thellë të shpellvs Vrello në Matkë,

Vitin e kaluar Starnawski e tejkaloi rekordin e zhytësit italian Luigi Casati dhe arriti të lëshohej në thellësi prej 230 metra.

Këtë vit do të mundohet të tejkalojë edhe këtë rekord, me çka Matka Vrello mund të bëhet shpella më e thellë në botë e hulumtuar nga njeriu. Pritet që ky hulumtim të sjellë edhe informata për pjesë të pazbuluara dhe për shtigje të reja nga shtegu kryesor i shpellës.

Zhytjet do të bëhen këtë fundjavë pasi që Starnawski me ekipet vendase të bëjë përgatitjet e fundit në shpellë.

Gjithashtu lexo

Cilët kanë punuar më shumë për ne, udhëheqësit komunistë sllavë të Titos, 1950-1980; apo udhëheqësit demokratë shqiptarë, 1990-2017

Sulejman Mehazi Pasi jemi shumë te revoltuar me politikëbërjen e shqiptarëve, do mundohemi të japim …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *