Home / Lajme / Maqedoni / Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – Kryepeshkopata e Ohrit, thuhet në raportin vjetor për liritë fetare në Maqedoni për vitin 2016.

Në raport theksohet se Kushtetua e Maqedonisë ndalon diskriminim fetar dhe i garanton liritë dhe shprehjet fetare, por edhe se vetëm pesë komuniteteve fetare janë të përmendura në Kushtetutë. Fetë e tjera duhet patjetër të regjistrohen që të miratohen në Gjykatë.

“Gjykata për regjistrim të komuniteteve ka refuzuar një aplikim, ka pranuar një tjetër, ndërkaq për dy të tjera ende nuk ka pranuar”, thuhet në raport duke shtuar se është refuzuar aplikimi i komunitetit bektashi në Tetovë dhe se Bashkësia Fetare Islame (BFI) është ankuar se Qeveria vazhdon në mënyrë ilegale t’i përgjojë liderët e saj.

Stejt Departamenti thekson se komunitetet më të vogla fetare të regjistruara dhe kishat të cilat nuk janë të përfshira në Kushtetutë, ankohen se Qeveria nuk ka trajtim të njëjtë ndaj tyre.

Organizatat qytetare, siç është Komiteti i Helsinkit dhe grupet më të vogla religjioze, vlerësojnë se Qeveria përzihet në çështjet fetare dhe se shpesh herë e politizon religjionin, thuhet në raport, ndërkaq si shembull e përmendin praninë e kryeministrit teknik, Emil Dimitriev, ministrave, kryetarëve të komunës dhe anëtarët e partisë së atëhershme VMRO-DPMNE në vendosjen e gur-themelit të kishës së re në Zhelezarë, por edhe vendosjen e kryqit në Butel.

Në raport përmendet se xhamitë dhe kishat shpesh herë janë në shënjestër të grabitjeve, ndërkaq përmendet edhe antisemitizmi i gazetarit Milenko Nedellkovski, të përhapur në rrjetet sociale.

Gjithashtu lexo

Themeluesi dhe milioneri i Lëvizjes Besa në konventën e PDSH-së

Themeluesi, ideologu dhe milioneri i Lëvizjes BESA: Adnan Ismaili ( pronar i Logos-A dhe Tv …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *