Home / Kryesoret / Sugarevski: Do të vazhdojmë ndërtimin dhe modernizimin e hekurudhave

Sugarevski: Do të vazhdojmë ndërtimin dhe modernizimin e hekurudhave

‘Memorandumi për zhvillim të hekurudhave që u nënshkrua me Republikën e Bullgarisë është parakusht për rritje të vazhdueshme ekonomike dhe zhvillim rajonal si dhe hap i rëndësishëm sa i përket investimeve të përbashkëta që i realizojmë për përfundim të Koridorit 8 drejt lindjes’, tha në konferencë për shtyp Ministri për Transport dhe Lidhje, Goran Sugarevski.

Sugarevski vazhdoi duke dhënë detaje për përmbajtjen e Memorandumit me Bullgarinë, duke thënë se ky memorandum detyron Maqedoninë të përfundojë ndërtimin e hekurudhës deri në kufirin me Bullgarinë dhe Bulgaria ta bëjë të njejtën deri në kufirin me Maqedoninë dhe kjo të rrumbullaksojë lidhjen hekurudjore ndërmjet dy shteteve fqinje. Gjatësia e pjesës deri në kufirin me Bullgarinë është 89 kilometra dhe do të bëhet në tre faza,

Pjesa e parë, Kumanovë-Beljakovcë është në ndërtim e sipër dhe mjetet në vlerë prej 46 milionë euro janë siguruar nga Banka Evropiane për rindërtim dhe zhvillim.
Pjesa e dytë,Beljakovcë-Kriva Pallankë në gjatësi prej 34 kilometra është në fazën e kompletimit të dokumentacionit dhe pritet që deri në mesin e vitit të ardhshëm të zgjidhet kryerësi i projektit. Kjo pjesë pritet të përfundohet deri në vitin 2021 dhe do të kushtojë 145 milionë euro, me fonde gjithashtu të siguara nga Banka Evropiane për rindërtim dhe zhvillim.
Pjesa e tretë nga Kriva Pallanka deri te kufiri me Bullgarinë sipas planifikimit do të kushtojë ndërmjet 350 dhe 400 milionë euro.

Ministri poashtu informoi edhe për hekurudhën drejt Shqipërisë, që nuk është pjesë e Memorandumit dhe tha se kjo pjesë është në gjatësi prej 66 kilometrash dhe projektet bazë pritet të jenë gati deri në fund të vitit dhe supozohet se do të kushtojë rreth 550 milionë euro.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *