Home / Kryesoret / Taravari paralajmëron riedukim të mjekëve të Maqedonisë në spitalet e SHBA-së

Taravari paralajmëron riedukim të mjekëve të Maqedonisë në spitalet e SHBA-së

Riedukim dhe trajnim i mjekëve specializantë dhe specialistë nga klinikat e Shkupit në Spitalin universitat ‘George Washington’ në New York, si dhe mbajtje e telekonferencave të rregullta midis mjekëve të Maqedonisë dhe atyre amerikanë, është dakorduar në takimet gjatë vizitës së fundit të punës së ministrit të Shëndetësisë, Arben Taravari,

Në kuadër të vizitës në spitalin universitar ‘George Washington’, siç sqaroi, kanë biseduar për mundësinë pë riedukimin e mjekëve të Maqedonisë, specializantë, nga një deri në katër javë në atë institucion shëndetësor. Do t’iu sigurohet vetëm bileta e udhëtimit dhe qëndrimi.

Ministri informoi për mundësinë që njëherë në muaj, për shembull dy orë të ketë konsultime midis neurologut nga spitali universitar ‘George Washington’ dhe mjekut nga Klinika për radiologji në Shkup, njofton AIM.

Taravari paralajmëroi se në periudhën nga shtatori deri në dhjetor atje mund, një deri në katër javë, të dërgohen mjekë specialistë apo specializantë të rinj për edukim prej 10 deri në 20.

Gjithashtu lexo

Shkarkohet Zvërlevski, me 64 vota për dhe asnjë kundër

Kuvendi i Maqedonisë, pas debateve disajavëshe maratonike të deputetëve VMRO-DPMNE-së, e shkarkoi kryeprokurorin publik Marko …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *