Home / Lajme / Kronika e zezë / Tetovë, BMW-ja del nga rruga, përplaset në një pemë, lëndohet rëndë vozitësi

Tetovë, BMW-ja del nga rruga, përplaset në një pemë, lëndohet rëndë vozitësi

Një person 23 vjeçar nga fshati Sllatinë ka marrë lëndime të rënda trupore në një aksident në rrugën lokale në fshatin Leshkë, Tetovë.
Sipas njoftimit të policisë. aksidenti ndodhi mbrëmë, 30 minuta pas mesnate. A.S. (26) nga fshati Sllatinë, duke ngarë makinën “BMV 530” me targa të Shkupit, doli nga rruga dhe u përplas në një pemë dhe në rrethojën e një shtëpie, njofton TetovaNews.

 

Në këtë fatkeqësi, me lëndime të rënda përfundoi shoqëruesi i shoferit, Xh.G. (23) nga fshati Sllatinë. Pas ndihmës së parë mjekësore në Spitalin klinik në Tetovë, ai u transferua në Qendrën e Urgjencave në Shkup. Një ekip i MPB-së së Tetovës ka bërë hetimin në vendin e ngjarjes.

Gjithashtu lexo

Shpërthimi në një shtëpi në Barcelonë la një të vdekur – policia thotë se ka lidhje me sulmin me furgon!

Një shpërthim ka ndodhur të mërkurën në një shtëpi në Kataloni, si pasojë e të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *