Home / Lajme / Rajon / Thaçi: Pjesëmarrja e Pence, dëshmi që Kosova do të anëtarësohet shpejt në NATO

Thaçi: Pjesëmarrja e Pence, dëshmi që Kosova do të anëtarësohet shpejt në NATO

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, i cili po qëndron në Podgoricë, mori pjesë sot  në Samitin e Kartës së Adriatikut ‘US-Adriatic Charter’ (A5), i cili kësaj radhe bashkë-organizohet nga  Mali i Zi dhe Republika e Maqedonisë.

Me këtë rast, Thaçi tha se Samiti i Kartës së Adriatikut, ‘US-Adriatic Charter’ (A5), këtë vit është shumë i veçantë.

“Pjesëmarrja e zëvendëspresidentit amerikan, Michael Pence, vetëm pak muaj pas anëtarësimit të Malit të Zi në NATO, është dëshmia më e mirë se anëtarësimi i Kosovës dhe shteteve tjera aspiruese në NATO, do të jetësohet”, tha ai.

Para fillimit të këtij samiti, Presidenti Thaçi, zhvilloi takim bilateral me kryeministrin e Malit të Zi, Dushko Markoviq, me të cilin u pajtuan për thellimin e bashkëpunimit politik, ekonomik, tregtar, kulturor dhe arsimor.

Me këtë rast, presidenti Thaçi tha se anëtarësimi i Malit të Zi në NATO, ka krijuar një momentum të ri në përshpejtimin e procesit të anëtarësimit edhe të shteteve të mbetura të Ballkanit në NATO.

Po ashtu, gjatë ditës së sotme në kuadër të Samitit të Kartës së Adriatikut ‘US-Adriatic Charter’ (A5), presidenti Thaçi, do të zhvillojë një takim bilateral me zëvendespresidentin e SHBA-së, Michael Pence.

Gjithashtu lexo

Vdes ish-kryeministri Bajram Rexhepi – (VIDEO)

Ish- kryeministri i Kosovës, Bajram Rexhepi ka ndërruar jetë pas një sëmundje për të cilën …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *