Home / Lajme / Maqedoni / TI: Të tejkalohet problemi me harxhimet e rrugës nga deputetët

TI: Të tejkalohet problemi me harxhimet e rrugës nga deputetët

Transparency International dhe Qendra për analiza ekonomike kërkojnë nga Kuvendi të sjell ndryshime në Ligjin për deputetët dhe të sjell kodeks për etikë të deputetëve për shkak të siç thonë, tejkalimin e problemeve me pagesën joreale të harxhimeve për rrugë,

Në kumtesën e sotme këto dy organizata qytetare shprehin pakënaqësi për shkak të injorimit të rekomandimeve të Entit Shtetëror për Revizion, që kanë të bëjnë praktikën e vendosur nga deputetët për fitimin e mjeteve financiare gjatë shfrytëzimit të makinave private për qëllim zyrtare dhe harxhime të rrugës.

“Për këtë arsye i bëjmë thirrje Kuvendit të Maqedonisë të bëj ndryshine në Ligjin për deputetët dhe aktet nënligjore në pajtim me rekomandimet nga raporti i Entit Shtetëror për Revizion”, thuhet në kumtesë.

Këto organizata thonë se është e palejueshme që për dhjetë vite me radhë të injorohen rekomandimet e Entit për Revizion dhe i bëjnë thirrje Kuvendit që të sjell ndryshimet e nevojshme.

Gjithashtu lexo

Themeluesi dhe milioneri i Lëvizjes Besa në konventën e PDSH-së

Themeluesi, ideologu dhe milioneri i Lëvizjes BESA: Adnan Ismaili ( pronar i Logos-A dhe Tv …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *