Home / Lajme / Kronika e zezë / Tiranë: Vret bashkëshorten e më pas vetëvritet – (VIDEO)

Tiranë: Vret bashkëshorten e më pas vetëvritet – (VIDEO)

Një telefonatë e mbërritur paraditen e së dielës në numrin e emergjencave 112, ka lajmëruar policinë mbi disa të shtëna me armë zjarri në zonën e “Frutikulturës” në Kamëz.

Bilanci ka qenë tragjik. Me të mbërritur në vendngjarje, policia e Komisariatit numër 5 në Tiranë ka gjetur pa jetë në banesën e tyre çiftin e bashkëshortëve, Halil dhe Dije Lita, përkatësisht 65 dhe 60 vjeç.

 

Por tragjike ka qenë vet ngjarja, një krim brenda familjes, ku burri vret gruan dhe më pas veten. Motivet mbeten për t’u saktësuar, por të dhënat e para kanë nxjerrë dy pista: atë të konfliktit të çastit dhe të një sherri për çështje xhelozie, që ka përfunduar me humbjen e jetëve të çiftit të bashkëshortëve.

Arma e krimit është një kallashnikov, ndërkohë që çifti kishte 5 fëmijë të rritur, 3 vajza të martuara dhe dy djem në emigracion, njëri në Angli dhe tjetri në Itali.

 

 

 

Gjithashtu lexo

Serbi – Vdes në aksident kryekomunari dhe kryetari i këshillit komunal

Kryetari i komunës dhe kryetari i këshillit komunal të komunës së Ranillugut në Serbi gjetën …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *