Home / Lajme / Rajon / Tre persona janë vrarë në një gjykatë në Moskë

Tre persona janë vrarë në një gjykatë në Moskë

Ministria e Brendshme e Rusisë ka thënë se tre të pandehur janë vrarë dhe të paktën dy të tjerë janë lënduar nga të shtënat në Gjykatën rajonale të Moskës.

Agjencitë ruse të lajmeve kanë cituar dëshmitarë, avokatë dhe zyrtarë nga gjykata të kenë thënë se të paktën tre të pandehur janë vrarë gjatë seancës.

Në këtë seancë, po mbahej gjyykimi për nëntë persona nga Azia Qendrore, të akuzuar për vrasje të shumëfishta.

Personeli i gjykatës është evakuuar.

Shërbimet e ambulancës kanë arritur në ndërtesë.

Gjithashtu lexo

Vdes ish-kryeministri Bajram Rexhepi – (VIDEO)

Ish- kryeministri i Kosovës, Bajram Rexhepi ka ndërruar jetë pas një sëmundje për të cilën …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *