Home / Kryesoret / Turbo-seancë e Qeverisë së Maqedonisë – vendime për 51 pika

Turbo-seancë e Qeverisë së Maqedonisë – vendime për 51 pika

Qeveria e Republikës së Maqedonisë në seancën e 23-të ka diskutuar dhe ka marrë vendime për gjithsej 51 pika në rend dite, kumtoi sot pres-shërbimi qeveritar.

Me propozim të Komisionit për sistem ekonomik dhe politikë vijuese ekonomike, Qeveria e shqyrton raportin vjetor për punën e Komisionit Rregullator për Energjetikë të Republikës së Maqedonisë në vitin 2016. Zëvendëskryetari i Qeverisë për çështje ekonomike e njoftoi Qeverinë me Informacionin në lidhje me takimin e mbajtur në Sekretariatin e Bashkësisë energjetike në Vjenë, Austri në ditën 09,08.2017 dhe me këtë rast theksoi se ligji për energjetikë duhet të vendoset në ligjet parimore.

Qeveria e shqyrtoi edhe Raportin vjetor për punën e Komisionit rregullator për energjetikë të Republikës së Maqedonisë në vitin 2016, e konfirmoi mendimin në bazë të mendimit publik që Ministria e Ekonomisë do ta përgatisë në bashkëpunim me Kabinetin e zëvendëskryetarin e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë i obliguar për çështje ekonomike dhe koordinim me resorët ekonomikë, me ç’rast të merren parasysh mendimet individuale të Ministrisë së Financave dhe Sekretariatit për legjislacion  dhe e dërgoi në procedurë të mëtutjeshme në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë.

Në seancë u diskutua edhe për situatën në fondet IPA dhe implementimin e tyre në kontekst të përmirësimit të ardhshëm dhe shfrytëzimin më produktiv të mundësive që i ofrojnë fondet përmes institucioneve të sistemit.

Në seancën e Qeverisë u shqyrtua puna financiare e ndërmarrjes publike për rrugë shtetërore për periudhën janar-mars të vitit 2017. Qeveria me vendim i imponoi NP-së të caktojë organ mbikëqyrës dhe afate dhe në të cilat do të kryejë mbikëqyrje ndaj punëve të kryera nga kompanitë ndërtimore.

U diskutua dhe miratua edhe raporti për punën financiare të NP HM infrastruktura, si dhe llogaria vjetore e a.q. Raporti financiar dhe Raporti për punën për vitin 2016 të SHA për qarkullim postar – Posta e Maqedonisë Shkup.

Qeveria me vendim i miratoi raportet vjetore për punën financiare të dy ndërmarrjeve publike dhe raportin e tij financiar dhe e obligoi SHA për Qarkullim postar-Posta e Maqedonisë Shkup të përgatisë program për uljen e shpenzimeve joproduktive dhe në afat prej dy muajve ta dorëzojë deri te Qeveria e Republikës së Maqedonisë.

Gjatë seancës, Qeveria e shqyrtoi edhe informacionin për progres të aktiviteteve lidhur me realizimin e Projektit për vetëpunësim me kreditim, Projektin kreditim të subjekteve juridike për hapjen e vendeve të reja të punës, Projektin për vetëpunësim me kreditim për të rinjtë deri në moshën 29 vjeçare dhe Projektin e kreditimit të subjekteve juridike për hapjen e vendeve të reja të punës për të rinjtë deri në moshën 29 vjeçare.

Mendimi për këtë projekt ishte se është me realizim të vogël sipas të gjitha analizave dhe Qeveria e obligoi Agjencinë në afat prej 40 ditëve të përgatisë konkludim dhe analizë me të dhëna të saka, të shprehura përmes numrave, që të merret pasqyrë e qartë për implementimin e deritanishëm të këtij projekti dhe nga ana e Qeverisë iu sugjerua Agjencisë për Punësim të shfrytëzojë një pjesë të mjeteve të planifikuara për mbështetje të planeve të Qeverisë për ndryshimet dhe idetë e reja në kuadër të këtij projekti.

Në seancë u mor vendimi që të dërgohet në procedurën e rregullt kuvendore Propozim-ligji për ndryshim të Ligjit për lëshim të bonove të Republikës së Maqedonisë për denacionalizim. Në Ligj janë paraparë 15 emisione të bonove për denacionalizim, ndërsa Qeveria e Republikës së Maqedonisë me vendim në vit e konfirmon vlerën e bonove që do të lëshohen. Vlera vjetore konfirmohet në bazë të kompensimit të lëshuar në bono me vendimet të cilat janë bërë efektive në vitin vijues. Me Propozim ligjin propozohet dhënie shtesë e edhe tre emisioneve të bonove për denacionalizim, me qëllim që pagesa e subvencioneve të cilat do të konfirmohen me vendimet të cilat do të bëhen përfundimtare në periudhën që vijon.

Në këtë seancë Qeveria e konfirmoi Propozim-ligjin për ndryshim dhe plotësim të ligjit për buxhetet dhe shfrytëzuesit buxhetorë dhe e dorëzoi deri te Kuvendi i Republikës së Maqedonisë dhe e miratoi Informacionin për zbatim të parimit të transparencës financiare te ndërmarrjet publike me konkludim, në afat prej 20 ditëve ta dorëzojnë deri te Qeveria.

Në seancë, ministrat diskutuan edhe për Informacionin në lidhje me realizimin e projektit “Rehabilitimi dhe zgjerimi i rrjetit të kanalizimit në qytetin e Shkupit” dhe janë shqyrtuar mundësitë dhe aspektet financiare në variante të mundshme për të filluar me projektin me të cilin Shkupi do të bëhet me stacion të pastrimit.

Qeveria pas diskutimit për këtë pikë në rend dite e obligoi Ministrinë e Financave, Ministrinë e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimin Hapësinor dhe Qytetin e Shkupit, në kornizë të caktuar kohore të caktojnë propozim për gjetjen e mekanizmit financiar, të cilat do të çojnë deri në fillimin përfundimtar të ndërtimit të këtij projekti.

Gjatë seancës u shqyrtua edhe Informacioni për vendosjen e turnit të dytë në institucionet publike për fëmijë – kopshtet për fëmijë në Republikën e Maqedonisë. Për këtë periudhë, Qeveria e ka obliguar Ministrinë e Punës dhe Politikës Sociale ta informojë opinionin për këtë propozim dhe të kërkojë mendim nga të gjitha palët e cenueshme për nevojën nga puna me dy turne të kopshteve.

Në rend dite të seancës u diskutua edhe Informacioni për vijim dhe progresin për hapjen e qendrave për zhvillim të hershëm të fëmijëve në bashkëpunim me UNICEF-in në Republikën e Maqedonisë dhe e obligoi Ministrinë e Punës dhe Politikës Sociale që në çdo gjashtë muaj ta informojë Qeverinë për progresin e aktiviteteve edhe atë për : Qendra të formuara për zhvillim të hershëm të fëmijëve, numrin e fëmijëve të cilët do të përfshihen në Qendrat për zhvillim të hershëm të fëmijëve dhe numrin e edukatoreve të cilat do të punësohen në Qendrat për zhvillim të hershëm të fëmijëve, nëse komunat e përzgjedhura kanë mjete të mjaftueshme në buxhetin personal për mbulimin e shpenzimeve për funksionimin e qendrave për zhvillim të hershëm të fëmijëve.

Qeveria në diskutimin e sotëm e pranoi dhe solli Propozim vendimin për ndryshim të Vendimit për dërgimin e pjesëtarëve të ARM-së për pjesëmarrje në aktivitetet e stërvitjes “Vigorious warrior, në Republikën e Hungarisë dhe Propozim vendimin për dërgimin e pjesëtarëve të ARM-së për pjesëmarrje në aktivitetet e stërvitjes “Joint cooperation” në Republikën federale të Gjermanisë.

Gjithashtu lexo

Themeluesi dhe milioneri i Lëvizjes Besa në konventën e PDSH-së

Themeluesi, ideologu dhe milioneri i Lëvizjes BESA: Adnan Ismaili ( pronar i Logos-A dhe Tv …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *