Home / Kryesoret / “U bë” su bë Tetovarët pa ujë për pije në temperatura tropikale edhe pas përmbylljes së kapitullit 20 vjeçar – (FOTO)

“U bë” su bë Tetovarët pa ujë për pije në temperatura tropikale edhe pas përmbylljes së kapitullit 20 vjeçar – (FOTO)

Qytetarët në shumë pjesë të Tetovës në ditët me temperatura deri 40 gradë jetojnë pa ujë të pijshëm. Ata mundohen që me mbushjen e shisheve në çezmat e qytetit të sigurojnë ujë për pije dhe higjienë personale.

Tetovarët gjatë çdo viti ballafaqohen me këtë problem, ndërsa nuk besojnë se i njëjti do të zgjidhet. Kryetarja e Komunës së Tetovës, postoi në faqen e personale të saj Faceook shumë kohë më parë, transmeton Koha.

 

Teuta Arifi
Faqja u pëlqye · Mars 28 ·

Faza e dytë dhe përfundimtare e ndërtimit dhe vënies në funksion të Sistemit të ri të ujësjellësit është ndërtimi i Filter Stacionit i cili është pranë përfundimit.

Bëhet fjalë për një sistem bashkëkohor dhe të digjitalizuar të filtrimit mekanik dhe kimik të ujërave sipërfaqësor, të cilat grumbullohen nga lokaliteti Leshnicë dhe që me përfundimin e tubacionit vitin e kaluar, arrijnë në Filter Stacionin ku bëhet pastrimi i ujit me qëllim që i njëjti të jetë i gatshëm për pije.

Pas vendosjes dhe vënies në funskion të filter stacionit muajin që vjen, do të rritet kapaciteti i furnizimit me ujë në qytet edhe për 220l/sek, me çka pritet të përmbyllet përfundimisht kapitulli 20 vjeçar i mungesës së ujit të pijshëm për qytetarët e Tetovës.

 

 

Kurse më poshtë  deklarata para 19 orësh për të njejtin problem
Teuta Arifi 
 Drejtë përfundimit të punimeve në filter stacionin e ujit.
19 orë

Filter Stacioni paraqet fazën e dytë dhe përfundimtare të ndërtimit të sistemit të ri të ujësjellësit në Komunën e Tetovës me të cilin do të shtohet kapaciteti i furnizimit me ujë të pijshëm edhe për 220 L/sek.

Të rikujtoj se bëhet fjalë për investim prej 1.4 mil euro, mjete të siguruara nga EBRD nëpërmejt Ministrisë për Transport dhe Lidhje dhe kofinansim nga buxheti vetanak i Komunës së Tetovës.

Meqë bëhet fjalë për grumbullim të ujërave sipërfaqësor ky filter stacion modern do të bëjë në mënyrë të automatizuar trajtimin apo filtrimin mekanik dhe kimik të ujit, i cili pas nënshtrimit të procesit të filtrimit do të jetë plotësisht i sigurtë për përdorim dhe pije.

Komuna e Tetovës këto ditë finalizon edhe kyçjen me rrymë të filterstacionit dhe fill pas kësaj do të fillojë faza e testimit të tij nga ekspertë të kompanisë e cila ka furnizuar filtrat e ujit. Me aprovimin e tyre mbi rregullshmërinë teknike të filtrave do të behet edhe lëshimi në përdorim i filterstacionit së bashku me rrjetin e tubacionit, me çka do të marrë fund saga 20 vjeçare e mungesës së ujit të pijshëm për qytetarët e Tetovës.

Në këto ditë të mungesës së ujit për pije në komunën e Tetovës, që është si pasojë e thatësirave dhe temperaturave ekstreme që kan kapluar Maqedoninë por edhe rajonin më gjërë, apeloj deri te qytetarët që të solidarizohen dhe të përdorin ujin për pije në mënyrë racionale, me qëllim që edhe lagjet e pjesëve të epërme të qytetit të kenë ujë për nevojat e tyre!

 

 

Ajo gjatë ditës së djeshme kreu hetim në ndërtimin e stacionit filtrues në sistemin e ri të ujësjellësit, i cili sipas Arifit, duhet të lëshohet në përdorim këto ditë dhe përfundimisht do ta zgjidh problemin me ujë të pijshëm.

Sipas pushtetit lokal arsyeja kryesore për mungesën e ujit të pijshëm është harxhimi i paarsyeshëm nga qytetarë të papërgjegjshëm.

Komuna e Tetovës ju bën thirrje qytetarëve që ujin ta përdorin në mënyrë racionale, në të kundërtën do të ballafaqohen me dënime.

Ngelin me shpresë qytetarët e Tetovës se kjo do të jetë deklarata e fundit nga Kryetarja e Komunës  për arsyetimet me mos pasje të ujit të pishëm në Tetovë, transmeton Koha.

Gjithashtu lexo

Mot me diell me erë të dobët deri në mesatare

Moti sot në Maqedoni do të jetë kryesisht me diell dhe i ngrohtë me erë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *