Home / Lajme / Rajon / Ushtroi dhunë mbi nënën dhe vëllain, arrestohet 29- vjeçari

Ushtroi dhunë mbi nënën dhe vëllain, arrestohet 29- vjeçari

Një 29- vjeçar është arrestuar nga policia e Korçës ditën e sotme.

Arrestimi i Elton Zyberit, është bëra pasi ditën e djeshme ka ushtruar dhunë ndaj nënës tij 52- vjeçare ,L.Z dhe ka goditur me sende të forta vëllain e tij nga nëna, P.S, 15 vjeç.

Si nëna ashtu edhe vëllai i 29- vjeçarit janë dërguar në spital për mjekim dhe janë jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i policisë:
Specialistët e Seksionit për Krimet në Komisariatin e Policisë Korçë bënë kapjen e arrestimin në flagrancë të shtetasit :

Elton Zyberi, 29 vjeç, banues në Korçë.

Arrestimi i tij u bë pasi më datë 01.08.2017, dyshohet se ky shtetas për motive të dobëta, ka ushtruar dhunë fizike ndaj nënës së tij shtetases L.Z, 52 vjeçe, si edhe ka goditur me sende të forta vëllain e tij (nga nëna) shtetasin P.S, 15 vjeç, i cili ka marrë mjekim në Spitalin Rajonal të Korçës, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë për veprën penale : “Dhuna në familje” parashikuar nga neni 130/a i Kodit Penal

Gjithashtu lexo

Digjet një Audi Q7

Në rrethana ende të pasqaruara është djegur një veturë e tipit “Audi Q7”në qytetin e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *