Home / Lajme / Vdes ish-kryeministri Bajram Rexhepi – (VIDEO)

Vdes ish-kryeministri Bajram Rexhepi – (VIDEO)

Ish- kryeministri i Kosovës, Bajram Rexhepi ka ndërruar jetë pas një sëmundje për të cilën ishte duke u trajtuar në Stamboll të Turqisë. Rexhepi ka ndërruar jetë sot rreth orës 09:45 minuta.

Bajrami ndodhej në koma prej disa muajsh, dhe për shkak të gjendjes së rëndë, nga Qendra Klinike Universitare e Kosovës ishte transferuar për në Turqi.

Ai fillimisht ishte shtrirë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës ku edhe i është nënshtruar operacionit mirëpo për shkak të gjendjes së rëndë ishte transferuar në Turqi.

 

 

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme ka formuar komisionin për organizimin e ceremonisë mortore për vdekjen e ish-kryeministrit të Kosovës Bajram Rexhepi.

Kryeministri në detyrë Isa Mustafa me këtë rast tha se Kosova sot ka humbur një personalitet, një mjek të mirë, një humanist para, gjatë dhe pas luftës.  Ai tha se është vështirë të thuhen përshtypjet për Bajram Rexhepin.

“Kosova dhe shoqëria do të jenë mirënjohës ndaj Rexhepit për kontributin e dhënë”, tha Mustafa.

Në krye të këtij këshilli është Hajredin Kuçi, ndërsa anëtarë do të jenë ministrja në detyrë e Kulturës Vlora Dumoshi, ministri në detyrë i Punëve të Brendshme Skënder Hyseni, ai i FSK-së Haki Demolli, ministri në detyrë i Arsimit, Arsim Bajrami, kryetari i Mitrovicës Agim Bahtiri dhe një anëtar i familjes.

 

 

 

Gjithashtu lexo

Edhe një veturë e vjedhur gjendet përmes Facebook-ut (FOTO)

Pak ditë pasi u gjet një kamion i vjedhur përmes grupit të Facebook-ut “Marakli t’kerreve”, …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *