Home / Lajme / Rajon / Veseli nuk do të jetë kandidat për kryetar të Kuvendit të Kosovës

Veseli nuk do të jetë kandidat për kryetar të Kuvendit të Kosovës

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Kadri Veseli, të cilin PAN-i pretendon ta zgjedh për kryetar të Kuvendit të Kosovës, mbrëmë kumtoi se nëse do të votohet brenda ditës Qeveria e Kosovës dhe kryeministri Ramush Haradinaj, ai do të ofrojë një kandidat tjetër për kryeparlamentar nga PAN-i.

“Unë i thërras publikisht, le të mbajnë fjalën, që brenda ditës së nesërme lë të dalin e të thonë se Kadri Veseli është pengesë, unë për hir të institucioneve dhe të Kosovës do ta ofroj një kandidat tjetër për kryeparlamentar, por në të njëjtën ditë ta votojnë Qeverinë e Kosovës dhe Ramush Haradinajn për kryeministër”, tha Veseli.

Në emisionin “Monitor” në RTK, kryetari i PDK-së, Kadri Veseli deklaroi se kryesuasi sot ka bërë disa gabime duke filluar nga teksti i betimit.

Ajo çka u vërejt nga të gjithë në seancë ndikonin edhe udhëheqësit e Vetëvendosjes, pra ata ndikuan edhe në ndërprerjen e seancës.

Veseli tha se nuk do ta bëja temë Mikullovcin po si një viktimë e rënë nga Vetëvendosje, por ne nuk do të bëjmë bllokadë. E kemi emrin e kryetarit të Kuvendit dhe këtë do ta paraqesim në seancën e radhës.

Nuk thyhen rregulloret vetëm të një arbitri, apo pëlqimit të një partie politike, por të përcillen rregulloret e Kuvendit, nuk duhet të vendoset në mënyrë individuale, por kolektive, sepse Kuvendi është i popullit.

VV sipas Veselit është sinonim i bllokadës së shtetit të Kosovës, çdo ligji dhe gjithçkaje. Pas 11 qershorit ata kanë marrë shumë hov dhe janë mjeshtër të retorikës, të frikësimit, por kjo nuk shitet te PDK. “PDK nuk është bllokuese dhe nuk do të lejojë të bllokohen proceset”.

Po e parafrazoj nëse mundem “Kadri Veseli po e bllokon procesin”, pra kjo është një retorikë manipuluese e Vetëvendosjes e cila mund të arrijë edhe te ndonjë qytetar i pakënaqur”. Veseli tha se këto nuk vlejnë për PDK-në dhe se PDK nuk shantazhohet.

Vendi ynë sipas tij, është vendi më i izoluar në botë pikërisht shkak i këtyre problemeve dhe manipulimeve që po bëhen.

“Brenda ditës të dalin dhe të thonë se Veseli është pengesë, unë do ta ofrojë një kandidat nga PAN dhe të njëjtën ditë ta votojnë Ramush Haradinajn për kryeministër, por mos ta bllokojmë procesin”.

Veseli tha se duhet të fillohet të punohet për shtet dhe jo vetëm për çështje personale.

Ai përmendi edhe ndërtimet që janë të keqpërdorura sidomos në lagjen “Mat” dhe në “Rrugën B”, e që sipas tij me këtë duhet të merret gjyqësia dhe drejtësia në vend.

Nuk do të ketë tensionime, e tentimi për bllokadë po bëhet nga lëvizja Vetëvendosje e që po i ndihmon edhe LDK-ja, deklaroi ai.

Gjithashtu lexo

Bashkimi emocional pas 3 vjetësh, i fëmijës së rrëmbyer nga ISIS, me familjen e tij (Video)

Një djalë 12-vjeçar jazidi është bashkuar me nënën e tij në Kanada tre vjet pasi …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *